Në një shtet ligjor askush nuk duhet të jetë mbi ligjin !
FOCUS NEWS / Përgjigjen më të saktë po ose jo, mund ta japë Prokuroria e Përgjithëshme në Shqipëri, ku fare mire mund të kishte filluar hetimet. Përplasja e këtij ministri me një gazetar më 7 prill të 2016 në Athinë nuk ishte i rastit, pasi pak ditë më parë u mësua e verteta, pasi Tahiri mbështet grupet kriminale shqiptaro-greke në përvetësimet e bizneseve shqiptare.
Është ky gazetarë shqipar që prej vitesh po zbardh të vërten ku mpleksen dy ministra të qeverisë Rama në mbështetje të grupeve kriminale në Greqi.
Dy ditë më parë gazetarit ju kërcënua jeta në një ambient publik, dhe Prokuroria e Krimeve të Renda në Athinë me anën e një shkresë të firmosur nga prokurorja Sotiria Papajergakopoulou më 3 Mars të 2017 i ka kërkuar policisë në sigurimin e jetës së tij.
Nuk është asnjëherë vonë që Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri të fillojë hetimet rreth kësaj çështje, pasi krimi nuk mund dhe duhet të ketë ngjyrë politike !