Eurostat: 51% e të diplomuarve në BE ndoqën programet profesionale

Bota

Pothuajse pesë milionë nxënës të shkollave të mesme e të larta në Bashkimin Europian (BE) morën diplomat e tyre në vitin 2015. Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Bashkimit Europian (BE), pak më shumë se gjysma (51%) u diplomuan në programet profesionale dhe 49% në programet e arsimit të përgjithshëm.

Programet profesionale (55% e të diplomuarve të arsimit profesional) rezultojnë të jenë ndjekur më shumë nga djemtë, ndërsa vajzat përbënin 56% të të diplomuarve të arsimit të mesëm të përgjithshëm.

Në Austri, 8 në 10 të diplomuar ndoqën programet profesionale

Arsimi profesional mbizotëron kryesisht në Austri, ku vetëm 19% e të diplomuarve të shkollave të mesme përfunduan një program arsimor të përgjithshëm, në Kroaci (28%) dhe në Republikën Çeke (29%).

Me 87%, Qiproja ka pjesën më të madhe të të diplomuarve në programet e orientimit të përgjithshëm. Pasohet nga Lituania (84%) dhe Malta (82%)./a.gjonaj/