Eurostat: Greqia dhe Italia populli më i moshuar në BE

Rajoni

Normat më të larta të njerëzve të moshuar në BE janë regjistruar në Itali dhe Greqi, sipas shifrave të Eurostat-it

Përqindja e popullsisë në Greqi mbi moshën 65 vjeç ështe 20.5%, me një tendencë rritëse në vitet e ardhshme ku mbi moshën 80 vjeç do jetë 6%.

1% e njerëzve mbi 65 vjeç në Greqi jetojnë në varfërinë dhe përjashtimin social, ndërsa më e lartë në 38.9% është përqindja e njerëzve nën 65 vjeç që rrezikohen nga varfëria. Në veçanti, sipas të dhënave, 18.5% e popullsisë të BE-së është mbi 65 vjet. Më shumë se 80 vjeç është 5% e popullsisë të BE-së, e cila është parashikuar të arrijë në 12% në vitin 2080.

Vendet me normat më të larta të popullsisë mbi 80 vjeç janë Italia me (6.4%) dhe Greqia (6%), Spanja dhe Franca (5.7%).

Në të kundërt, vendet me përqindjen më të ulët të njerëzve mbi 80 vjeç janë Irlanda dhe Sllovakia me (3%) dhe Qipro (3.1%).

Sa i përket normave të popullsisë më moshë të madhe mbi 65 vjeç, përqindja më e lartë është e regjistruar në Itali në (21.4%), e ndjekur nga Greqia me një përqindje prej 20.5%, që sipas Eurostat-tit pritet të rritet në 31% në vitin 2080.

Sa për të moshuarit mbi 80 vjeç në Greqi, nga 6% e popullsisë që ishte vitin 2014 është parashikuar të rritet në 13.5% në 2080

Jetëgjatësia e grave mbi 65 vjeç në Greqi janë mesatarisht 21.6 vjet dhe për burrat 18.7 vjet. Normat përkatëse në ‘BE-28’ është 21.3 vjet dhe 17,9 vjet

Në varfëri 23.1% e të moshuarve

Jashtëzakonisht zhgënjyese janë të dhënat që në vitin 2014, 23.1% e njerëzve mbi 65 vjeç në Greqi, si dhe 18.2% në BE jetonin në varfëri dhe nga përjashtimi social. Edhe më e lartë është përqindja e njerëzve nën 65 vjeç që jetojnë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social, si në Greqi (38.9%) dhe BE  (26%). Përsa i përket përdorimit të Internetit nga persona të moshës 65 dhe 74 vjeç, në Greqi zë (14%) dhe në Qipro (16%) që shënojnë normat më të ulëta në BE që është në (42%), më pas vijnë Bullgaria dhe Rumania (10 %). 30% e të moshuarve që “shfletojnë” Internetin në Greqi, janë anëtarë të një rrjeti social, në krahasim me 23% në BE.