Evans: Parate dhe as ndërhyrja nuk ndihmojnë të bëhesh lojtar

Sporti

 

berti portretAlbert RUDAJ /  Pavlopulos zbuloi dhe përgatiti Xhavelën, ish mbrojtësin e Budesligës, pikërisht Eintrat Frankfurtit, por edhe të Monakos së Francës, tashmë lojtar i nacionales Greke e i Paokut. Ky mjeshtër i talenteve, zbuloi e përgatiti mesfushorin Grek të Benfikës Samarris, me të cilin Benfika vjet fitoj titullin, ndërsa  sivjet hyri në 8-të ekipet më të mira të kontinentit.

Stoperi i kombëtares greke gjithashtu lojtar i Olympiakosit, Siovas gjithashtu është zbulimi i tij. Me Siovën, stoper ekipi i Olympiakosit ka gjetur qetësinë në mbrojtje.

Mesfushori i talentuar i Olympikosis, Kolovos është zbulimi i tij i freskët. Lojtari Kolovos mbahet si e ardhmja e futbollit grek. Evans … pasi kështu e njohin të gjithë në Greqi është njeriu që solli tek Panionios, Alvaro Recoben e shume yje të futbollit boteror.

Panionios edhe pse ekip i një zone jo të madhe në Athinë po bëhet një ekip më i madh sec ka qenë më pare në tregun e futbollit Grek. Jo pa qëllim Evans Pavlopulon e duan të gjithë…Trajneri Gjerman Linen e kërkon tek San Pauli si drejtor i Academive. Panathinaikos ,Olympiacos po ashtu Paok.

Eshtë dashuria e tifozëve te Panioniosit që Evans nuk nderon ekip e udhëheq ekipet e academive të Panionisit me mjeshtëri këto vite të shumta. Ai shton për “Focus New” se, as parate si dhe as ndërhyrja nuk ndihmojnë të bëhesh lojtar. Ai shton se lojtarët lindin për futboll e këtu duket puna e scauterit, por talentit i duhet edhe punë, duhet t’i thuash vetëm një këshillë: “Bëj lojën tënde, atë që ty të pëlqen”.

Së fundi Evans Pavlopulos ka në gjirin e ekipit të tij edhe talentin Kristian Bushaj, për të cilin mendon se vitet e ardhëshme do flasin për të. Evans gjithashtu gëzohet e përgëzon kombëtaren Shqipetare që shkon në Euro 2016. E merituat plotësisht, luajtët me shpirt e talent, përfundon Evans.

talenti ne focus-2