Fatos Malaj, gjithnjë e më shumë në shërbim të emigrantëve.

2182

fatos malaj ne sherbim te emigranteve-1Shpëtim Zinxhiria  /  Fatos Malaj përbën një nga figurat me të ndritura te emigracionit shqiptar, por mbi të gjitha një ekspert i njohur për politikën e emigracionit, gjithnjë në shërbim të bashkëatdhetareve tanë, duke ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave të tyre. Me një fjalë të vetme për ata që nuk e njohin ky është Fatos Malaj!

Është një fat dhe uratë e Zotit që emigracioni shqiptar ka një njeri të tillë. Si një ekspert që njeh mirë këtë fushë, Malaj luajti një rol të rëndësishëm në paraqitjen e tij në seanca të ndryshme si brenda dhe jashtë Greqisë. Fjala e tij në aktivitete dhe seanca të ndryshme si në Parlamentin grek dhe në atë Europian ka ndikuar që në shumë raste të bëhen korigjime në ligjet e legalizimit.

I kudondodhur ai ka përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptar si një ekspert dhe njohës i mirë për çështjet që shqetësojnë emigrantët. Kontributi i tij është i admirueshëm dhe i padiskutueshëm në përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilët ndeshën dita-ditës emigrantët tanë në Greqi.

Është përherë i papërtuar për t’iu dhënë sqarimet e nevojshme emigrantëve; sqarime që janë përcjellë nëpërmjet mediave shqiptare apo portaleve në Greqi.

Sikur të mos mjaftojë kjo edhe në rrjetin e tij social te Facebook-ut, u ka ardhur në ndihmë emigrantëve tanë me publikime dhe njoftime apo sqarime lidhur me proçedurat e legalizimit.

Fatos Malaj është presidenti i shoqatës Arogi, një fjalë që vjen nga greqishtja e lashtë por që ka një kuptim të plotë – Ndihmë. Kjo shoqatë ka si synim të ndihmojë brezin e dytë të emigracionit dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre, integrimin e emigrantëve në Greqi dhe në Bashkimin Evropian.

Gjithnjë zoti Malaj ka paraqitur propozime të studiuara, që janë pritur mjaft ngrohtë nga autoritetet vendase. Si ekspert njohës i mirë dhe njëkohësisht ndërmjetës kulturor, atë e gjen çdo ditë në Periferinë e Atikës, në Drejtornë e Decentralizimit, i punësuar nga BE… Prezenca e tij në këtë drejtori ka bërë që listat e emigranteve qe marin lejet dalin çdo javë në saitin e periferias, pra lista e emigranteve shqiptar.

emigrantet ne greqiDy ditë më parë në Periferinë e Atikës gjatë një bisedë me të tha se: “Në Greqi jetojnë 640.000 emigrantë të ligjshëm, ku 65-70% e emigrantëve janë të ardhur nga Shqipëria, gjithashtu ndodhen edhe 2.000 refugjatë të cilët kanë marrë azil politik. Kriza në Greqi ka prekur edhe Shqipërinë. Emigracioni në Greqi ishte një ndihmë e madhe financiare.

Deri më sot kanë ikur nga Greqia rreth 60.000 shqiptarë, prej të cilëve 20.000 janë kthyer në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër u përpoqën për të emigruar në një vend tjetër të BE. Para fillimit të “valës” së refugjatëve kishim rreth 300.000 mijë migrantëve të parregullt.

Qendrimi sot është më e lehtë, sepse tani favorizon ligji. Deri në vitin 1998 nuk kishte ligji për politikat e migracionit dhe për lejen e qëndrimit. Në përgjithësi, Greqia nuk kishte ligj për emigrantët planin për shkak se nuk prisnin një valë të tillë. Në vitin 1998 ligji Pavlopulos parashikonte  për leje qëndrimi dhe leje pune.

Kjo u pasua në vitin 2005 një ligj i fortë për të drejtat e punës, në vitin 2010 Ligji Ragousi ( ish ministër i Brendshëm ) pra të dy ligjet bashkë i japin shumë të drejta  emigrantëve të brezit të dytë. Kjo tregon se tani, në Greqi janë bërë hapa shumë të rëndësishme për integrimin e emigrantëve, sigurisht ka rrugë të gjatë akoma. Përveç vullnetit pozitiv të qeverisë vendase për miratimin me ligj të të drejtave të emigrantëve, duhet të shtoj dhe dëshirën e mirë për bashkëbisedim, duke dëgjuar me shumë vëmendje mendimet e vetë emigrantëve.”

grate ne greqiNë mbyllje dua të theksoj se falë propozimit të tij të fundit, që kishte të bënte në (Ligjin e Ri), në nenin që ka të bëjë mbi bashkimin familjar për nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi të marin leje qendrimi pa vajtur në Shqipëri për vizë. Ky propozim u miratua nga autoritetet përkatëse, që të mos kërkohet Viza, por të kalojë automatikisht nga Drejtoria e Decentralizimit për legalizim. Pra ishte një lehtësim i madh për 30 mijë gra emigrantesh.

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: