Disa janë viktima edhe të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual. Më shumë se nëntë nga dhjetë fëmijët e refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë në Evropë këtë vit përmes Italisë janë të pashoqëruar, thekson UNICEF në studimin e fundit dhe paralajmëron për kërcënimet në rritje të shfrytëzimit, abuzimit dhe vdekjes me të cilën përballen këta fëmijë. Në Mesdhe, 2.809 vdekje janë regjistruar nga 1 janari deri më 5 qershor 2016 dhe shumica e viktimave ishin fëmijë. Fëmijët e pashoqëruar zakonisht mbështeten tek kontrabandistët. Disa janë viktima të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual. Punonjësit socialë italianë i kanë thënë UNICEF-it se vajzat dhe djemtë janë abuzuar seksualisht dhe janë detyruar të prostituojnë, ndërsa ishin në Libi dhe disa prej vajzave ishin shtatëzanë kur arritën në Itali, pasi ishin dhunuar. Megjithatë, për shkak të vetë natyrës së bizneseve të kontrabandistëve, nuk ka dëshmi të besueshme se sa refugjatë dhe emigrantë vdesin ose zhduken, të detyruar në punë, prostitucion…,thekson UNICEF