Fetishizimi i liderit dhe tendenca për t’u nënshtruar

1000

FANE PROFILProf.Doc. Fane S. TARIFA /  Çdo komb në historinë e vet krijon liderë që nga ata fisnor, tradicional dhe karizmatik. Sa më afër psikologjisë dhe ideologjisë popullore të jenë këta liderë, aq më shumë jetëgjatësi kanë, aq më shumë të nderuar dhe të adhuruar bëhen.

Liderët me dhuntite e veçanta që zotërojnë, me aftesitë organizative, drejtuese dhe udhëqëse, përformojnë fizionominë e një udhëheqësi të rrallë, të nderuar dhe herë – herë edhe të adhuruar.

Kjo mëndësi shpesh kalon në personifikimin e tyre nga masat si njeri të rrallë, shpesh si lider të pazëvendësueshëm, që ngrihet edhe në kult e thuren këngë e legjenda.

Mbivlerësimi i tyre shpesh imponon ndjenjën e nënshtrimit, të përuljes pa kufi ndaj liderit, dhe përvijon një shpirt të kufizuar, një ndjenjë përuljeje duke konsideruar fjalën e veprën e liderit, si të padiskutueshme, si formën më ekstreme dhe më të arrirë të mendimit dhe të veprimit. Kjo mëndësi nganjëherë mbartet edhe tek disa lider, të cilet e konsiderojnë vehten të pagabueshem dhe injorojnë në pakufi vartësit.

Kjo është dhe e keqja që mbart me vehte shkëputjen nga populli dhe krijimin e një grupi pseudoliderësh që pompojnë vetvehten mediatikisht, duke evidentuar realisht vlerat që nuk i kanë. Eshtë e dukeshme që në shumë raste liderët dalin në histori edhe si tragjedi, komedi edhe si farsë !

Historia botërore dhe ajo e vendit tonë kanë evidentuar dukurinë që liderë të caktuar kthehen në diktatorë, ose autokratë, ne despotër. Më e keqja është kur këta liderë bëhen satrapër në raport me ndjekesit e vet, të cilët i nënçmojnë, i përulin, i përbuzin si me fjalë edhe me vepra.

Janë po këta soj satrapësh që flasin “në emër të popullit” e “për të mirën e popullit ” me nënqeshjen e babaxhanit sikur i ha meraku për popullin, që në fakt e rrjepin nga mëngjesi deri në mbrëmje, bile edhe gjatë natës…

Dhe i “mjeri popull” i duartroket, bile edhe kur nuk i do, por i mësuar me përulësinë vazhdon po me avazin ” e Mukes “, të brohorasë për liderët, që do ta “Shpetojnë” nga skamja dhe varfëria, duke e rrjepur ashtu së gjalli.

Dikush i befasuar, i zhgënjyer dhe i mërzitur shtron pyetjen sugjestive: Po populli nuk ka faj që i pompon këta biçim liderësh ?

E verteta është me popullin, sepse ai është nën trysninë e mashtrimit, nën peshën e premtimeve të bujëshme, të cilat e kanë ngërthyer në një si çark nga ku edhe gllënkat e vogla e miklojnë pak nga pak, duke i marrë mendjen , duke e hutuar dhe çoroditur.

Eshtë koha që edhe popullit t’i hapen sytë duke i drejtuar thirrjen që bënte dikur Julius Fuciku : “Popull të jesh vigjilent”

Mjerë ai komb që lideret e vet janë farsa e tij dhe që emëtojnë vetëm regres dhe janë dritshkurtër në vizionin historik.

rama dhe berisha-2




Këtë e pëlqejnë %d blogues: