Fier, motori përplas dy fëmijë

Aktualitet

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku një motor tip “Kavasaki” i drejtuar nga 31-vjeçari me iniciale E. R, ka përplasur dy fëmijë të moshës 9 dhe 10 vjeçe.

Bëhet e ditur se gjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkolla e Muzikës”.

Ndërkohë policia ka njoftuar se të dy fëmijët janë në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu policia ka raportuar se drejtuesi i motorit është shoqëruar në komisariat, ku po kryen veprimet procedurale.

Nga ana tjetër grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.