FMN: Ju dhamë kredi – na jeni ujin e pijshëm!

1229

PRIVATIZIMI I UJIT-2

Shpetim ZINXHIRIA   /  FMN-ja, hedh kthetrat për privatizimin e ujit të pijshëm edhe në Shqipëri. Kjo është strategjia që përdor FMN dhe Banka Boterore në vendet me nevojë. Konkretisht në 43 vende të ndryshme të botës që Banka Botërore dhe FMN që kanë dhënë kredi, në 40 prej tyre kanë privatizuar e ujin e pijshëm. Deri më sot Italia, Greqia dhe Shqipëria janë tre vende që ende nuk kanë privatizuar ujin e pijshëm, dhe po përballen pas kërcënimeve të kredidhënësve.

Gjermania dhe Hollanda kanë ndaluar me ligj privatizimin e ujtit të pijshëm, pasi sipas tyre privatizimi do të thotë një rrugë pa kthim, ku pengon qasje për ujë në shtresat e ulëta, veçanërisht në vendet e varfra apo kufijve në varësi të tarifave të rritura.

Shqipëria në kthetrat e kredidhënësve që kërkojnë me çdo kusht privatizimin

Këto janë kushtet që Banka Botërore në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, në dy dekadat e fundit kanë organizuar në privatizimin e ujit të pijshëm në 40 vende të botës. Faktikisht në këto privatizime e ujit të pijshëm, pronarët janë vetë anëtarët e këtij bordi, pra punonjës të lartë të FMN-së apo të Bankës Botërore. Për këtë nuk ka asnjë dyshim dhe asnjë përgenjështërim…

Privatizimi i ujit të pijshëm ka ndodhur në ato vende të cilat nuk janë në gjëndje për të shlyer kreditë e marra, por nga ana tjetër edhe një kusht për rinovimin e kredive për vendet në nevojë. Do ishte një fatkeqësi që vendi ynë të privatizojë ujin dhe të bëhet njëllojë si Kili, ku uji kushton aq më shumë se vlera e një shtëpie. Deri më sot tre vende Italia, Greqia dhe Shqipëria mbeten ende në pritje në listën e kredidhënësve  për privatizimin e ujit të pijshëm.

Në kthetrat e B.B dhe të FMN ka rënë dhe vendi ynë me kreditë e marra, aq sa më parë kuptohej se në mandatin e kësaj qeverie do hapen negociatat për privatizimin e hidrocentraleve të mëdha, duke mos lënë mënjanë edhe atë më kryesoren ujin e pijshëm.

Shteti shqiptar e di shumë mirë dhe e ka të qartë se gjatë dy dekadave të fundit, proçesi privatizimit është bërë kryesisht në vendet e treta, por edhe në disa vende të BE, nën presion mbytës  nga FMN dhe Banka Botërore. Në shumë raste këta kreditorë të huaj përdorin organizatat e tyre specifike për të shkelur kushtetutën dhe ligjet e shteteve me qëllim privatizimin e ujit dhe dhe rritjen e madhe në tarifat.

Dy vite më parë

Qeveria që më 2014 kishte hedhur hapat e para duke hartuar një strategji për përgatitjen e shoqerisë shqiptare  lidhur me këtë problem. Në atë kohë në Parlament nga kryeministri Rama u hodh fjala për privatizimin e hidrocentraleve të vendit, gjë që kaloi pa pasur asnjë reagim, duke i hapur rrugën më pas privatizimit të ujit të pijshëm. Larg çdo transparence nga ana e qeverisë kjo linte të kuptoje se vendi ynë së shpejti do të binte në kthetrat e FMN-së, por edhe të Bankës Botërore. Koha erdhi tashmë aleatët tanë miq po na kërkojnë me çdo kusht t’u japim ujin e pijshëm, pasi më parë na kanë dhënë kredi…

Por më e leqja është se shteti shqiptar deri më sot po e mban të fshehur këtë gjë, duke menduar ta anashkalojë privatizimin me anën e bashkive, duke filluar nga Tirana e më pas nga qytetet e tjera të vendit.

Veliaj ish kreu i shoqatës, sot në shërbim të privatizimit

FMN-ja, si dhe Banka Botërore janë të njohura për strategjitë e tyre në gllabërimin e pasurive mbitokësore, duke bashkëvepruar gjithnjë me anën e shoqatave jo fitimprurëse të finacuara nga vetë këto. Tashmë për privatizimin e uijt të pijshëm kanë njeriun e tyre, jo dosido, por kreun e Bashkisë më të madhe në Shqipëri, ku pak ditë më parë si bashkëpunëtori më i ngushtë i kryeministrit, të cilët janë njohur vite më parë në një shoqatë jo fitimprurëse, ka deklaruar për shitjen apo privatizimin e ujit të pijshëm të Tiranës. Kjo e ashtuquajtur e “drejtë” është mbështetur në ligjet që këta i kanë nxjerrë dhe miratuar vetë, pa informuar popullin, pa një referendum, ashtu siç ndodh në këto raste në vendet e tjera.

Të ingranuar më parë në shoqata misterioze dhe të dyshimta, sot këta njerëz të veshur me pushtet pasi dhanë pasuritë nëntokësore (hidrokarburet),  po u japin për shitje të huajve edhe burimet natyrore mbitokësore , kur dihet që uji është pasuri e popullit dhe pronë e tij dhe është ai që vendos për këtë.

Pronarët e privatizimit të ujit të pijshëm janë:

Privatizimi i ujit të pijshëm bëhet nëpërmjet organizatave ndërkombëtare, institucioneve dhe politikave dhe menaxhimin e fondeve, siç është Komisioni Evropian. Por, ndryshimi këtu është se në këto privatizime pronarët janë vetë anëtarët e këtij bordi, pra punonjës të lartë të FMN-së apo të Bankës Botërore.

Në 43 vende të ndryshme të botës ku Banka Botërore ka dhënë kredi, në 40 vende bëri të mundur privatizimin e ujit të pijshëm, duke hedhur kthetrat tashmë edhe në gadishullin Ballkanik. Greqia ishte një nga vendet e para që kundërshtoi privatizimin e ujit të pijshëm, ku 95% e popullit ishin kundra, ishin bashkitë e qyteteve të mëdha të vendit që u ngritën në këmbë dhe kundërshtuan kërkesat e Bankës Botërore.

Ja Strategjia e kredidhënëseve!

Kreditë e marra nga këto vende për arsye të menaxhimit sa më të mirë të ujit të pijshëm për familjet, shpartallimi apo humbjet në rrjet nga bizneset, pamundësia për t’i shlyer më pas, nga administratori shtet kaloi në duart e donatoreve të B.B dhe FMN. Kjo falë propagandës se sektori i tregut private mund të ofrojë një zgjidhje akoma më të mirë për të metat në sistemin publik. Konkretisht, nga njera anë në strategjinë e saj Banka Botërore, jep fonde të mëdha në drejtim të sektorit publik, duke pranuar argumentin se uji është një e drejtë njerëzore dhe në shërbim thelbësor publik, por nga ana tjetër ka detyruar shumë vende që burimet e tyre ujore, t’u dorëzohen individëve, pra anëtarëve të bordit të tyre.

Historikisht

Në vitet 1990 numri i projekteve të Bankës Botërore që përfshin privatizimin e ujit është dhjetëfishuar, me 31% të financimit me kusht që të drejtohet në projekte të ujit dhe kanalizimeve të cilat përfshinin një kusht që përfshin sektorin privat.

Programet e privatizimit, në fillim të viteve 1990, filloi të zbatohet në Indi, Bolivi, Kili, Argjentina, Nigeria, Meksika, Malajzia, Australia, Filipinet dhe vende të tjera. Dhe deri në fund të vitit 2000, të paktën 93 vende kanë privatizuar pjesërisht  shërbimet e ujit dhe kanalizimeve, si  dhe totalisht në 40 vende të tjera. Sot në disa vende te BE, çmimi i ujit po barazohet me të naftës. Në Francë, furnizimin me ujë të pijshëm në rreth 70% të popullsisë bëhet nga një operator privat.

Banka Botërore, dollarë me kusht privatizimin e ujit

Dhënia e kredisë nga ana e Bankës Botërore, e më pas kërkesa për privatizim ra në sy  edhe nga studimet e ndryshme. Kështu gjatë periudhës 1990-2002, Banka Botërore dha kredi  rreth 20 miliard dollarë për projektet e ujit në shumë vende, me kusht privatizimin e ujit.

Nga një studim i kryer  nga studiues Gazetarë ndërkombëtar (ICIJ), nga 276 kreditë e dhëna nga Banka Botërore më 2000, në këto 5 vitet e fundit 30% kërkojnë privatizimin e ujit, duke pasur parasysh investimet që duhen bërë në infrastrukturë, për eliminim e humbjeve në rrjet etj.

Në vitin 2002, projektet e Bankës për projektet e ujit dhe kanalizimeve ishin të kufizuara në 25% të mesatares vjetore, por , siç e pranoi në vitin 2004 z. Jamal Sahiron, Drejtor i Energjisë dhe Ujit të Bankës Botërore, “ajo që po ndodh sot është një njohje që sektori privat i vetëm nuk do të jetë e mjaftueshme.”

Këshilli Botëror i Ujit u krijua në vitin 1996 si një organizatë jofitimprurëse

Privatizimi i ujit në rang globale është bërë paralelisht nëpërmjet Këshillit Botëror të Ujit (QMG) dhe Forumit Botëror të Ujit. Këshilli Botëror i Ujit u krijua në vitin 1996 si një organizatë jofitimprurëse, me qendër në Francë, me mbi 400 anëtarë nga organizatat ndërqeveritare, agjencitë qeveritare, korporatat, organizatat jo-qeveritare dhe mjedisore, kompanitë e ujit, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet akademike.

Kohet e fundit Greqia ka reaguar duke hedhur poshte kerkesen e FMN-së për privatizimin e ujit të pijshëm, aq sa sot nuk diskutohet më ky problem, pasi e di se privatizimi rrit ndjeshëm çmimin e ujit të pijshëm. Tre vite më parë dukej sikur Greqia po shkonte drejt privatizimit të ujit, por deri tani ka qendruar në këmbë në tokë, ndërsa Portugalia është nën presion për të shitur kompaninë kombëtare të ujit “AGUAS do Portugal”.

Privatizimi i ujit në vendet e BE-së ka treguar një rritje të lartë të çmimit.

Vitin e kaluar privatizimi i ujit në vendet e BE-së ka treguar një rritje të lartë të çmimit. Rasti në Portugali, tregon se brenda disa vitesh tarifat janë rritur me 400%, duke vazhduar të fluturojnë me një rritje prej 6% në vit. Greqisë po i kërkohet që në qytetet e mëdha siç janë Athina apo Selaniku, ujit të privatizohet.Po përse gjithë kjo këmbëngulje?

Uji në çmimet e naftës …

Gjatë 10 viteve të fundit në Britani, vendi i parë në Evropë që filloi procesin e privatizimit të ujit, faturat e ujit janë rritur më shumë se dy herë, zbulon një studim i kohëve të fundit (24/04/2013) nga Unison, sindikata më e madhe në Britani, ku mesatarja në pagesë nga 129 lires në vitin 1989 u rrit në 388 lires. Po kështu edhe në vendet e tjera te Evropes çmimi i ujit është rritur ne 2-3 herë, kjo për shkak të privatizimit .

Qendrimi BE-së neutral

Uji është materiali më i rëndësishëm në botë, që do të thotë se si një njeri duhet të ketë të drejtën për ujë, pasi është dhuratë nga Zoti, por…? Fakti është se BE-ja në dukje është neutral në çështjen e pronësisë së ujit, ku ka pasur kohët e fundit një debat nëse Komisioni Evropian është duke promovuar privatizimin nga dera e pasme, nëpërmjet rolit të tij në formimin e programeve të shpëtimit për vendet anëtare me vështirësitë ekonomike, (ketu perfshi vendin tonë) dhe me propozimet e saj të të drejtave (Direktiva e Koncesioneve) në lidhje me lloje të caktuara të kontratave në mes të sektorit publik dhe privat..

Lindja e privatizimit

Për herë të parë privatizimi i ujit është bërë Francë që nga koha e Napoleonit me individëve të përfshirë në menaxhimin e ujit. Sot ndërmarrjet “Suez” dhe “Veolia” dominojnë tregun global të ujit nëpërmjet dhjetë kompanive  të tjera të mëdha, duke ofruar shërbime të ujit dhe kanalizimeve për më shumë se 200 milion klientë në 150 vende. Kompania “Suez” është ndër 100 kompanitë më të mëdha në botë, me një qarkullim prej 12.4 miliardë euro në vit ( 2008) . Një tjetër biznes, në rritje të shpejtë është ajo e ujit në shishe me Nestle, Coca-Cola, Pepsi ethj.

Shpërthimi i privatizimit të ujit u bë dekadë 1990-2000

Nga dymbëdhjetë vendeve me rrjetet private të ujit më 1990, në vitin 2002 u rrit në 56 vende të botës, në vende të varfëra, si dhe vendet e zhvilluara, duke u shërbyer rreth 550 milionë, ku vlerësohet se përbëjnë 9% të tregut global. Proçesi i privatizimit është një rrugë pa kthim, me kontratave afatgjata (të paktën 10-30 vjet). Nga ana tjetër, vështirësitë ankimit kryesore në qytetet dhe shtetet në aventurat gjyqësore që kanë të bëjnë shuma të mëdha parash të pretenduar nga kompanitë private para organeve ndërkombëtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, e bën humbjen e burimeve ujore nga shoqëria pothuajse i pakthyeshëm.

Kollozët botëror investojnë për të privatizuar ujin.

Ndryshe nga mediat tona në Shqipëri, kohët e fundit  Wall Street Journal, zbuloi disa nga industritë më të mëdha nga të famshëm ” grabitqarët ” të Wall Street duke investuar miliarda dollarë me qëllim për blerë rrjetet e ujit, apo sasi të mëdha të ujit për pije dhe ujitje. Midis tyre mund të gjejmë emrat si “General Electric” në SHBA dhe “Siemens” në Evropë, ndërsa në muajt e fundit janë rritur praninë e tyre në bankat dhe institucionet e tjera financiare të tilla si “Goldman Sachs”. Dy vjet më parë analistët në Citigroup thanë se shumë shpejt uji do të jetë investimi më i rëndësishëm në produktet natyrore, duke e lënë produktin e naftës në vend të dytë .

Në ato vende të botës që privatizimi i ujit ka dështuar shikojmë se Komisioni Evropian bën shitjen e sistemeve të furnizimit me ujë, si një nga kushtet e paketës së shpëtimit financiar.

Bolivia dhe Kili dy tabllo të ndryshme

Në shkurt dhe mars të vitit 2000, demonstratat shpërthyen në qytetin Cochabamba në Bolivi, në përgjigje të rritjes së madhe të çmimeve të ujit. Shumë njerëz panë faturën e ujit të tre dhe katërfishuar, që do të thoshte se shuma ishte rreth gjysmë të ardhurat e tyre për faturat e ujit. Ky ishte momenti kompania Bechtel mori përsipër menaxhimin e ujit të qytetit. Në pamundësi për të përmbushur qytetarët kanë kërkuar për të ndaluar kontratën me kompaninë. Pas një dëmtim të të drejtave politike, shumë lëndime dhe vdekje nga policia dhe ushtria gjatë demonstratave të tyre, të gjitha të drejtat e ujit u rivendosën.

Tregu më i madh i ujit në botë është  ngritur në Kili,aq sa burimet ujore të vendit nuk i përkasin shtetit, por për individëve dhe një kompani mund të zotërojë një lumë të tërë dhe të kenë një sasi të madhe të ujit të barabartë me sipërfaqen e Belgjikës, ku uji është kthyer nga një e mirë publike të jetës në pronë dhe një “të drejte të ujit ‘mund të kushtojë më shumë se sa një shtëpi.

Roli i Komisionit Evropian për çështjen e privatizimit është tej negative, duke ushtruar presion në vendet anëtare të BE për privatizimin e shërbimeve të ujit. Sot”Uji një të drejtë njerëzore” duket se Brukseli ka vendosur në të ardhmen që uji do të jetë në duart e kompanive shumëkombëshe dhe jo pronë e çdo populli.

Gjermania,  Hollanda, Ekuador JO privatizimit

Në Gjermani shërbimet e ujit në sektorin publik i përkasin shtetit, ndërsa në Holandë me ligjin e vitit 2004 e shpalli të paligjshme çdo pjesëmarrje private në organizimin e shërbimeve të ujit. Parlamenti i Ekuadorit votoi për të siguruar të drejtën e njeriut për të pasur shërbim në ujë të pastër të pijshëm, si dhe ndalimin e të gjitha formave të privatizimit, drejtpërdrejtë ose të tërthortë që ishin më parë Ekuador. Menaxhimi do të jetë ekskluzivisht nga shërbimi publik.

Itali referendum për ujin e pijshëm

Në Itali, Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Komisioni Evropian po shtyn për privatizimin e ujit, edhe pse referendumi në korrik të vitit 2011, populli i Italisë hodhi poshtë këtë mundësi, me 95% .

Banka Botërore përshendet për privatizimin e ujit Argjentinën, por…?

Argentina ishte ndër vendet e para që ka privatizuar sistemin e furnizimit me ujë. Në vitin 1993, qeveria dorëzoi furnizimin me ujë që bënte bashkia në një konsorcium të kompanive multinacionale dhe lokale. Banka Botërore ishte e shpejtë për të uruar hapjen e Argjentinës përshkruar atë si investimin më premtuese. Por gëzimi nuk zgjati shumë. Kompanitë janë vendosur në pozicione, “kyç” miqve të qeverisë me paga të mëdha, ndërsa për të mbajtur kostot e larta kanë vendosur tarifa më të larta duke prekur miliona të varfër.

Tre shembuj që duhet të nxjerrim mësime:

– Në 1988 privatizimi i ujit në qeverinë Thatcher kishte 10 kompani me kushte jo shumë të favorshme. Rritja mesatare çmimi ishte mbi 50% në 4 vitet e para përfitimet ishin të mëdha nga korporatat, dhe ndërprerja e furnizimit me ujë për një numër të konsiderueshëm të banorëve të cilët nuk kishin mundësi paguanin çuan në reagime të ashpra.

– Në 1998 FMN miratoi një kredi prej 138 milionë $. në Bolivi me kusht të vazhdojë me privatizimin. Në vitin 1999 sipërmarrjet e përbashkëta (ankand) merr kontrollin e furnizimit me ujë të qytetit Cochabamba, tretë për nga numri i popullsisë  me 1.5 milion banorë dhe kontrollin e ujërave nëntokësore, duke pasur të drejtë të mbyllë puset private. Pati kërcënime për të ndaluar furnizimin me ujë për ata që nuk paguajnë. Reagimet vazhduan dhe pati dhunime nga policia dhe ushtria me dy të vdekur. Pas gjashtë vitesh, qyteti ka arritur të rimarrë rrjetin.

– Nga 2000 deri 2002 shfaqet epidemi kolera në Afrikën e Jugut e cila infekton 250.000 njerëz, duke shkaktuar 300 të vdekur. David Hemson, shkencëtar social i dërguar nga qeveria për të hetuar shkaqet ja atribuohi faktit se shumë banorë janë të detyruar të kërkojnë ujë në rrjedhat e ndotura dhe liqene duke thënë: “Nuk ka dyshim se paaftësia e njerëzve për të paguar koston e plotë të uji ishte shkaku i drejtpërdrejtë i epidemisë kolera. Të njëta sëmundje ndodhën në Manila me 7 të vdekur dhe 700 të infektuar, pasi nuk kishin para për të paguar ujin  e pijshëm.

UNICEF publikon:

Sipas UNICEF-it dhe të dhënat e publikuara në vitin 2015 deri në ditën Botërore të Ujit, më shumë se 748 milion njerëz në mbarë botën nuk kanë qasje në ujë të pijshëm për shkak të varfërisë së skajshme dhe për këtë uji mbetet një sfidë.

*****

Në mbyllje mund të theksojmë se, në aspektin e parimit të privatizimi nuk mund të jetë një zgjidhje për problemin e ujit të pijshëm, por ajo që ne kemi nevojë është për të zmbrapsur privatizimin e përgjithshme të ujit në një tjetër model socio-ekonomik. Një politikë që kombinon qasje të lirë të të gjithë njerëzve në një sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për menaxhimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimit global. Rentabiliteti është mbi të gjitha. Realiteti i ashpër nuk mund të fshihet, gjithmonë kanë sakrifikuar në altarin e fitimit. Akoma edhe mbi jetën e njeriut …

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: