Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe u përleshën me protestuesit antiqeveritar, anëtarët e lëvizjes së Jelekët e Verdha, të cilët kishin dalë në rrugët e Parisit sot, duke kundërshtuar një ndalim për mitingje masive që synonin të kufizonin përhapjen e coronavirusit
Edhe pse qeveria dha një dekret që ndalon më shumë se 100 njerëz, qindra protestues, disa të veshur me maska mjekësore, marshuan nga Stacioni Hekurudhor Montparnasse, duke bërtitur parullat kundër Presidentit Emmanuel. Më vonë pasdite, tensioni u rigjallërua.
Ndaj protestuesve u përdorën gaz lotsjellës dhe granata flash në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe u përleshën me protestuesit ndërsa 2,000 oficerë policie u vendosën në qytet për t’u marrë me situatën.
Policia në Twitter shkruan se 25 persona janë arrestuar.