Frroku, deputetëve: Nëse më arrestojnë, gjysma juaj rrezikojnë prangat

906

frroku ne focus news sotTiranë  /  Deputeti i Partisë Kristian-Demokrate, Mark Frroku deklaroi në Kuvend se, në 25 vjet pluralizëm nuk është parë në historinë e vendit tonë arrestimi i një ligjvënësi për dëshmi të rreme.

“Unë kam dhënë një deklaratë të saktë përpara prokurorëve. Kërkesa për kontroll në banesë është denigruese dhe mjaft e nxituar. “Kam qenë shumë korrekt në këtë sallë parlamenti, me zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, në jetën personale, marrëdhëniet e mia me njerëzit, miqtë dhe ligjin. Nëse unë arrestohem me këtë akuzë, në pranga do të përfundojnë edhe gjysma prej jush. Ju kërkoj kolegëve të mos i hapin rrugë këtij precedenti shumë të rrezikshëm, ndonëse fjala në fund është në dorën tuaj. Nuk kam frikë të përballem me çdo akuzë që më bëhet dhe me drejtësinë. Unë i qëndroj dëshmisë sime në Prokurori, që Durim bamin nuk e njoh dhe nuk ia kam prezantuar unë Tom Doshit”, tha Frroku.

Deputeti theksoi se nuk ka frikë të përballet me drejtësinë dhe se është gati për procesin ndaj tij. Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ai u bëri thirrje deputetëve se me një akuzë të tillë për dëshmi të rreme, rrezikojnë edhe ata të pësojnë të njëjtin fat nesër.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: