Dita e fundit e fushatës elektoriale ka ulur perden e skenarit për zgjedhje të ndershme, perde e cila tregoi edhe njëherë se vota është në duart e pushtetit të parasë. Janë këta sharlatanë që flasin dhe betohen për zgjedhje të ndershme, ndërsa nga ana tjetër bëjnë të kundërtën. Kjo fushatë ishte nga më të çuditshmet. Cfarë pamë dhe nuk pamë. Pamë furgona me thasë mielli, celularë, para apo xhinse. Pamë shuma marramëndësh parash për reklama në të gjithë kanalet televizive. Ndigjuam premtime nga më të ndryshme edhe pse nuk kishin të bënin me fushatë parlamentare. Pamë kryeministrin që braktisi kryeministrin, kryetarin e opozitës njëkohësisht edhe kryetar i bashkisë më të madhe të vendit që mbështesnin kandidatët e tyre. Qytete të tëra të vendit veshuj me flamuj dhe reklama nga më të ndryshme, aq sa askush nuk e di me siguri se sa i kanë kushtuar këto në këtë fushatë hipokritike të një vendi të varfër.
Pamë autobuza që niseshin nga Greqia për në Shqipëri, aq sa mbi 20 kompani të ishin ingranuar në këtë mision humanitar në transportin e emigrantëve. Për shumë ditë që nga mëngjezi e në darkë kanalet televizive kishin fokusuar si asnjëherë kandidatët më të pasur, duke lënë në hije partitë e vogla e të varfëra, përjashto këtu rastin e RTSH.
Neser Shqipëria voton! Askush nuk do të mësojë të vertetën se kush i dha dhe nga dolën këto para. Ka vite qe drejtësia shqiptare është në gjëndje kome, është e verbër dhe nuk shikon dhe as ndigjon. Partitë politike më në fund mbytën edhe këto zgjedhje vendore, bënë atë që nuk duhej bërë. Në emër të demokracisë emëruan kandidatë nga lart poshtë, pa vullnetin e popullit. Aq sa pretenduesi për bashkinë më të madhe të vendit mashtron se ka qenë emigrant,apo ka mbaruar arsimin e lartë këtu apo atje.
Në Shqipëri të gjitha lejohen. Neser votohet…