Vendet e G20-ës arritën sot një kompromis mbi klimën për të evituar një thyerje përfundimtare me SHBA-në pas daljes së amerikanëve nga Marrëveshja e Parisit, sipas deklaratës përfundimtare.
Deklarata përfundimtare e G20-ës shënon nga njëra anë daljen e SHBA-së nga këto marrëveshje që synojnë të luftojnë kundër ngrohjes klimatike, që cilësohen si të patjetërsueshme.
“Gëzohem shumë që të gjithë krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive po i qëndrojnë Marrëveshjes së Parisit”, deklaroi për median kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritës e këtij samiti.
Nga ana tjetër SHBA-ja e Donald Trump morri një lëshim.
Deklarata përfundimtare thotë se “do të punojnë ngushtë me partnerët e tjerë për të lehtësuar aksesin e tyre dhe përdorimin në mënyrë më të pastër dhe efikase të energjive fosile si dhe t’i ndihmojnë për të krijuar energji të rinovueshme dhe burime të reja të energjisë së pastër”.
Kjo pjesë krijon një situatë të pazakontë për G20-ën që pranon faktin që një prej anëtarëve të saj të mund të ndjekë një politikë individuale kundër rrypës së anëtarëve të tjerë.