Gazetari nga Greqia : Përse vrisni shqiptarët zoti kryeministër…?

555
Gazetari Agim Basha

Agim Basha /

Lënia jashtë vendit e një numri shumë të madh qytetarësh shqiptarë, rreth 14 mijë, (bëhet fjalë, por mund të jenë edhe më shumë qytetarë), që janë izoluar nëpër vende të ndryshme të BE-së, apo jashtë saj, nuk është më shumë se një krim tjetër makabër i qeverisë shqiptare si dhe i vetë kryeministrit Edi Rama.

Pasi bëhet fjalë se qeveria shqiptare e ka pasur njoftimin e duhur, prej të gjitha vendëve të BE-së që po merrnin masa mbrojtëse kundër pandemisë Covid -19. Si edhe njoftimin prej vetë qytetarëve që mbetën të izoluar nëpër botë. Pas mbylljes së aeroporteve nëpër të gjitha vendet e BE-së, për shkak të COVID-19 dhe masave të marra, për të mbrojtur shëndetin publik…

Qeveria shqiptare ka detyrimin kushtetues që të njoftojë nëpërmes shërbimit diplomatik kudo që ka një të tillë të njoftojë qytetarët e saj për rrezikun, si edhe të orientojë se ku dhe si duhet të veprojnë në një situatë të tillë.

Ndërkaq në shtetin grek, shërbimi diplomatik i ka mbyllur telefonat, dyert dhe sherbimin në online për çfardo lloj proçedure.

Dhjetra qytetarë kanë telefonuar në ambasadën shqiptare në Athinë, por nuk kanë mundur të komunikojnë me asnjë punonjës të këtij shërbimi.

Unë kam telefonuar vetë disa herë, pasi kisha disa telefonata prej qytetarësh që kërkojnë ndihmën e ambasadës shqiptare, diçka që nuk po munden ende ta marrin. Pra, vete shteti dhe Qeveria Shqiptare, po i “dënon me vdekje” qytetarët e saj, me ekspozim ndaj virusit vdekjeprures Covid-19, duke i Iënë në mëshirë të fatit.

TURP…! Por më së pari është vepër kriminale e qëllimshme e qeverisë dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama! Ndërkaq ka edhe një paradoks tepër diabolic në këtë histori:

– Vetëm një apo dy ditë më pare kreu i qeverise shqiptare foli plot arrogancë se do mblidhte Kuvendin për të votuar ” ligjin e dënimit ” me burgim deri në 10 vjet, përveç se dënimit administrative për të gjithë qytetarët që thyejnë “gjëndjen e qëndrimit, pra karantinën në shtëpitë e tyre. I cili nga ana e vet nuk është akoma “normë kushtetuese”, (përderisa nuk e ka kaluar gjykimin e Kuvendin Shqiptar).

– Po për ata qytetarë që ju Iini qëllimshme në rrugë, në mëshirë të Virusit Covid 19, kush mund të dënohet zoti kryeministër?