Qeveria gjermane ka hapur dritën e gjelbër për funksionimin e 13 vendra votimi në këtë vend, që të votojnë qytetarët turq në referendumin e 16 prillit.
Kështu ka deklaruar për agjensinë e lajmeve turke Anadolu, zëdhënësi i Ministrisë z. Martin Schaefer, për hapjen e 13 qendra votimi në të gjithë territorin gjerman nga 27 mars deri më 9 prill, duke theksuar se, “shtetasit turq janë të detyruar të respektojnë ligjet dhe rregullat gjermane.”
Schaefer shtoi se qeveria gjermane ka rezervuar të drejtën për të rishikuar autorizimin e saj në rast të shkeljes së ligjeve gjermane.
Ai gjithashtu theksoi se çdo fyerje ndaj shtetit gjerman dhe simbolet e saj gjatë tubimeve të fushatës do të jetë e dënueshme sipas ligjit penal.
Tensionet ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë janë rritur së fundmi për shkak të vendimit të autoriteteve lokale për të anuluar tubimet e planifikuara të fushatës nga ministrat turq, të cilët favorizojnë ndryshime kushtetuese për një tranzicion në një sistem ekzekutiv presidencial.
Ndërsa qeveria federale e kancelares Angela Merkel është distancuar nga vendimet e autoriteteve lokale, politikanët turq kanë akuzuar qeverinë për kryerjen e një fushatë të fshehtë dhe sistematike për të penguar tubimet e tyre, dhe duke favorizuar “Jo” fushatë.
Burimi: hurriyetdailynews.com