Greqi: 41 vatra zjarresh në 24 orët e fundit

Greqi

Zjarret në pyje që shpërthyen në 24 orët e fundit arritën në 41. Operacionet e shuarjes së zjarrit ndihmohen nga forcat e siguruara përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, Forcave të Armatosura, zjarrfikësve vullnetarë, cisternave të ujit dhe pajisjeve të projektit OTA.

Zjarri që shpërtheu më 16 gusht, në një zonë pyjore në Njësinë Komunale të Vilia është i kufizuar dhe 461 zjarrfikës po veprojnë, duke përfshirë nëntë grupe këmbësorësh, 166 automjete, përfshirë mjetet zjarrfikese te vendit, si dhe forcat evropiane nga Polonia 143 zjarrfikës me 46 automjete.

Burimi :PROTO THEMA