Greqi : Aksident pune me vdekjen e 56-vjeçarit shqiptar.

Greqi

Ngjarja ka ndodhur sot në zon[n Faliro të Kavallës 56-vjeçar Kristo Çepa ka mbetur i bllokuar gjatë punës nga një ekskavator i vogël – gjatë nxjerrjes së tij është lënduar edhe një zjarrfikës. Burimet paraprake bëjnë të ditur se gjatë punës është rrënuar një mur.
Viktima menjëherë është derguar në spitalin e qytetit ku është konfirmuar dhe vdekja e tij.
Është Niko Suli i n/kryetari Shoqates Shqiptare të Kavallës që ka përcjell këtë lajm për gazetën Focus News.al

Për nxjerrjen e tij është thirrur Shërbimi Zjarrfikës, i cili ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa siç u bë e ditur gjatë operacionit ka mbetur i plagosur në dorë një zjarrfikës.