Greqi / Arrestohet 39-vjeçari shqiptar pas një arratisje nga burgu 18 muaj më parë

Greqi

ish arratisur nga burgu Domoku në Prill 2019 pasi kishte shkelur një leje të rregullt, por është arrestuar mbrëmë në darkë në Pirgos Ilias pas një blloku të policisë. Shqiptari 39-vjeçar ishte dënuar   me 21 vjet e tetë muaj burg për grabitje me armë, shkelje të ligjit për armë, trafik droge dhe krime të tjera.

Gjatë arrestimit  u gjetën dhe konfiskuan, ndër të tjera, pushkë dhe gëzhoja kallashnikov.

Nga kontrolli i dokumenteve të tij, doli se ai më 24/04/2019 kishte marrë leje nga një Qendër Paraburgimi dhe nuk u kthye siç duhej më 30/04/2019 për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

Personi i arrestuar u dërgua në Prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Amaliada, ndërsa hetimi paraprak u krye nga Nën-Drejtoria e Sigurisë së Pirgos