Trikalla/ Mesazhi nuk u dërgua, por ajo e fotografoi atë me telefonin e saj të dytë celular dhe e mbajti të ruajtur
Ka mbaruar në një farë mase, hetimi në celularin e 16-vjeçares Maria, e cila u gjet e vdekur më 15 korrik jashtë një kishe të vogël në kodrën e Profitis Ilias në Trikala.
Avokati i familjes, Dimitris Samartzis, u informua të enjten në mëngjes për përfundimet e nxjerra nga autoritetet e policisë. Sipas informacionit nga “trikalavoice.gr”, sinjali i telefonit celular të 16-vjeçares ndodhet fillimisht në zonën e Profitis Ilias, disa metra nga vendi ku ajo u gjet e vdekur.
Por sipas avokatit të famuiljes, nga atje, mendohet se shkruajti një mesazh për motrën e saj, në të cilën ajo rrëfeu për të, se sa e do atë dhe të gjithë. Mesazhi nuk u dërgua, por ajo e fotografoi atë me celularin e saj të dytë dhe e mbajti të ruajtur.
Sipas gazetës, janë gjetur edhe mijëra foto të saj dhe mesazhe, nga të cilat asgjë nuk është e qartë për rastin. Të dhënat priten gjithashtu nga kompanitë e telefonisë mobile për komunikimet e saj telefonike atë natë fatale.
Por nga ana jonë shtrohet një pyetje si ka mundësi qe kjo vajzë u ngjit vetëm në atë skelë të lartë, ku vështirë të ngjitet edhe një specialist ndërtimi?…Megjithatë familja këmbëngul se vajza e tyre është vrarë dhe nuk ka vrarë veten.