Numri i tyre që vuajnë dënimet në burgjet e Greqisë është rreth 1600, një numër arithmetik standard në vitet e fundit.
Një pjesë e shqiptareve në burgjet greke janë denuar me opinione dhe në mungesë të fakteve. Ata marrin denime nga maksimale në krahasim me vendasit për te njetën vepër penale.
I tillë ishte dhe rasti Shaban Safet Veizi që për 16 kg hashash vuajti një denim prej 20 vite e 5 muaj dhe sot ndodhet i lirë me kusht qe I ndalohet dalja nga Greqia për 10 vite.
Një rast tjetër është i Niko Kordhishte nga Fieri i denuar me 20 vite burg me akuzë vjedhje dhe tentative po për vjedhje dhe grabitje.
Sot ai ndodhet në burgun Melandrino në qytetin Amfisa.
Nga biseda me Nikon u informuam se me datën 31 maj (ditë premte) ai do të përballet me Gjykatën e Apelit ku kerkon qe të ketë përfaqësues nga ambasada shqiptare, si dhe avokatë shqiptarë.
Sipas tij ai është gjykuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Agrinio me akuza të cilat deri më sot nuk janë vene në dispozicion nga kjo gjykatë, pra me te thena dhe opinione, pra pa fakte.
Ai po vuan denimin që nga 20/12/ 2021 dhe u arrestua ne mënyrë brutale, aq sa gruaja e tij shtatëzane (shtetase greke) humbi më pas dhe fëmijën.
Është arrestuar 01/12/2020
Një gjykim që filloi më 26 tetor edhe ka përfunduar ne 20 dhjetor 2021.
Ai erdhi në Greqi në moshën 13 vjeçare. I martuar dhe baba i dy fëmijëve. Sot eshte 45 vjeç me profesionin guzhinier që nga dita ku a arestua.
Ka kryer 3,5 vite dhe ka punuar edhe 3 vite ne burg. Niko kërkon drejtësi dhe vetëm drejtësi për ate që nuk e ka kryer.
Rasti i tij është trajtuar pak më pare edhe ne mediat shqiptare dhe ne ato greke.