Greqi, edhe një 26-vjeçar humbet jetën në spital për faj të mjekëve

560

vdes 26-vjeçari ne spital

Një i afërm i familjes na  njoftoi me anën e telefonit se 26-vjeçari Dori Pepa nga fshati Kosovë e Madhe e Lushnjes ka humbur jetën në spitalin në Mikonë, por sipas të afërmit kjo vdekje ka ardhur për shkak të gabimeve të mjekëve.

Viktima ka shkuar me te vjella dhe me temperature të lartë, ndërsa mjeket i kanë bërë një gjilpërë dhe ai ka gjetur vdekjen. Dori Pepa kishte ardhur në Greqi më Gusht të 2016, por të afërmit nuk kanë lajmëruar ambasadën pasi sipas tyre nuk kanë besim tek kjo e fundit.Të afermit kanë hedhur dyshimin në këtë vdekje të parakohshme dhe presin me padurim përgjigje lidhur me vdekjen e tij. Trupi i viktimës niset sot në mbremje ora 19.30 nga varrezat e Nea Zmirnit për në Atdhe…
Tani mbetet verifikimi nga ana jonë sëbashku me familjen, për të zbardhur edhe këtë rast, pasi shteti shqiptar për emigrantët ka vdekur këtu e 25 vite më parë.