GREQI : Humb jetën shqiptari pas përmbysjes se traktorit, ishte në pritje të fëmijës së tij të dytë

Greqi

Traktori ka devijuar, është përmbysur dhe ka përfunduar jashtë rrugës

Aksident me një traktor ka ndodhur mëngjesin e së enjtes (13/10) në qytetin e Messolonghi.

Sipas informacioneve të aixmi-news, traktori ka devijuar nga rruga, është përmbysur dhe ka dalë nga rruga. Shoferi i tij, baba shqiptar i një fëmije, nuk ia doli. Gjëja më tragjike është se në ditët në vijim gruaja e tij do të sillte në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Në vendngjarje kanë dalë 10 zjarrfikës me tre automjete.

Shërbimet kompetente kanë ndërmarrë hetimet për shkaqet e aksidentit.