Greqi: I dënuar me dy burgime të përjetshme, mori leje dhe u zhduk

Greqi

Bëhet fjalë për një të dënuar 56-vjeçar, kriminel mizor, i cili ndër të tjera është dënuar për vrasje dhe përdhunim serial.

Autoritetet e vendit vazhdojnë kërkimet për të burgosurin 56-vjeçar, i cili nuk u kthye pas lejes së rregullt në burgun në Tripoli. Ai është shpallur në kërkim për arrestimine tij, pasi pasditen e së martës së 5 korrikut në Komisariatin e Tripolit u njoftua se një i burgosur 56-vjeçar, i cili kishte marrë leje të rregullt prej 6 ditësh e 2 ditësh nuk u kthye.

Ai është dënuar me dy burgime të përjetshme plus 20 vjet e 10 muaj dhe gjobë për vrasje, përdhunim, grabitje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Mediat vendase raportojnë se kishte marrë pjesë në kryengritjen e madhe të të burgosurve në burgjet e Korydallos në vitin 1995