Greqi, kriteret për të marrë nënshtetësinë!

Emigracioni

 

 

nenstetesia e vogelAthinë –  Pritet që në Projektligjin e ri për nënshtetësinë e brezit të dytë si edhe për disa ndryshime në Kodin e Emigracionit, dhe që do vihet për diskutim publik ditën e mërkurë ( 8/04/2015) përsa i përket marrjes së nënshtetësisë të brezit të dytë, ku deri më sot siç dihet publikisht është vendosur që për të fituar këtë nënshtetësi duhet që:

  • Fëmijët që kanë lindur këtu dhe nje nga prindërit duhet të jetë më shumë se 5 vjetë i ligjshëm në Greqi, dhe fiton të drejtën të bëjë kërkesë me regjistrimin e fëmijës në klasë të parë të ciklit të ulët,
  • Fëmijët që kanë mbaruar 9 vite shkolle, të cilët nuk kanë lindur këtu kanë të drejtë të bëjnë kërkesën kur të mbushin moshën 16-vjeç.
  • Fëmijët që kanë mbaruar 6 vjetë shkollë kanë gjithashtu të drejtë  që mbas moshës 18-vjeç të bëjnë kërkesë për nënshtetësinë.
  • Për fëmijët që kanë mbaruar arsimin e lartë është ende në diskutim e sipër për të gjetur një zgjidhje përfundimtare edhe për këta studentë.