Motoçiklisti i ri ka dhënë frymën e fundit në asfalt, kur motori që drejtonte është përplasur me një makinë.
Ngjarrja ka ndodhur sot më 20 tetor në mëngjes rreth orës 10.00, ku 20-vjeçari Klejdi Kraja me motorrin e tij ka pësuar një aksident fatal në autostradën e vjetër Kombëtare Patras – Pirgos, konkretisht në lartësinë e Alisos.
20 vjeçari ka dhënë frymën e fundit në asfalt kur motori me të cilin udhëtonte është përplasur me një makinë, e cila ka kaluar në drejtim të kundërt të trafikut dhe më pas është përplasur me një mjet të dytë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy persona.