Greqi/ Ndalohen nga policia dhe humbasin gjurmët dy 19-vjeçarë shqiptarë

Greqi

Nga Athina Shpëtim Zinxhiria /

Njoftimin ma kanë bërë pak çaste më parë të afërmit e 19-vjeçarit Halit Laka nga Komuna Buz i Tepelenës, ku para 20 ditësh sëbashku me një shokun e tij është ndaluar nga policia e Selanikut. Dy djemtë të një moshe që u ndaluan nga policia gjatë kontrollit nuk disponojnë leje qendrimi, gjithashtu nuk ka precedent penal si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.

Haliti 19-vjeçar kishte dy muaj qe punonte në bujqësi si pastrues ullishtesh me disa nga kushurinjet e tij. Nga të afërmit mësojmë se djali është shoqëruar në komisariatin e policisë të Selanikut së bashku me shokun e tij Arben Veliaj nga fshati Lofkend i Mallakastrës, Qarku Fier. Haliti humbi kontaktet ne prag te ditlindjes. Por…

Kontakti i fundit i tij ka qenë kur ka folur me motren vetëm pak minuta duke i thënë: Qe jam i ndaluar ne Policin e Selanikut.

19-vjeçatri Halit Laka

Familja është informuar nga disa të afërm të saj nga Selaniku ku e kanë njoftuar se djali i tyre është ndaluar nga policia e Selanikut për mungesë të leje qendrimit në Greqi.

Humbja e dy të rinjve duhet të jetë një alarm për të dy vendet duke pasur parasysh se nga dita ne ditë rriten numrat e shqiptarëve të zhdukur. Për momentin disponojmë vetëm një fotografi të Halit Laka…

Po sot është njoftuar dhe venë në lëvizje si gjithnjë Konsullata e Selanikut për të cilën edhe e falenderojmë.

Theksojmë se numri i shqiptarve te zhdukur shkon ne 74, ku ende nuk ka filluar asnje hetim.