Greqi : Një i burgosur u gjet i varur në qelinë e tij

Greqi

42-vjeçari sapo ishte transferuar atje nga Athina për të vuajtur dënimin e përjetshëm

Një i burgosur grek 42-vjeçar, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm, është vetëvrarë mesditën e së hënës në burgun e Agisë. 42-vjeçari ishte zhvendosur në Chania nga Athina dhe kishte mbërritur në burg vetëm pak kohë më parë.

Sipas informacioneve të zarpanews.gr, i burgosuri dyshohet se u ka thënë drejtuesve të burgut se nuk ndihej mirë dhe se donte ta dërgonin në spital duke i, i kërkuar këpucët. Kerkesa e tij është plotësuar. Ai dyshohet se ka marrë këpucët për t’i transferuar dhe ndërsa ndodhej në qelinë përkatëse është vetëvarur me lidhëse brenda në qeli.