Greqi : Përfundon në burg modelja 31 vjeçarja që u kap me kokainë

Greqi

Përfundon në burg 31-vjeçarja me miratimin e hetuesit dhe prokurorit pas rrefimit të sotëm të saj, që ishte arrestuar te shtunën e kaluar në Glifadha te Athinës, ku në mjetin e saj luksoz policia sekuestroi 35 gram kokainë.

31-vjeçarja pas rrëfimit e cila zgjati më shumë se dy orë, deklaroi se nuk e ka idenë se si u vendos droga në automjetin e saj.

“Ajo është e pafajshme,” u tha avokati e të pandehurës gazetarëve.

Duhet të theksohet se si dëshmitare mbrojtëse e të akuzuarit, dëshmoi te hetuesi dhe një modele tjetër, ndërsa pranë saj në gjykatat ndodheshin dhe anëtarë të familjes së saj.