Vrasja e shqiptarit : Hesht policia greke, hesht Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

123

Asnjë njoftim nga policia greke për vrasjen e shqiptarit, asnjë pronocim nga Ministri i Drejtësisë shqiptare ULSI MANJA, i cili ndodhet në Greqi.

Pyetja shtrohet a mjaftojnë vrasja e 245 shqiptarve për të thyer heshtjen e indiferentizmit të qeverisë shqiptare ?

Realisht sot pati një heshtje nga policia greke dhe një heshtje edhe nga vetë ministri shqiptar, i cili ndodhet për një vizitë në Greqi.

Por…

Policia greke edhe këtë radhë nuk e ka parë të arsyeshme duke mos e publikuar në faqen e saj zyrtare këtë vrasje.

51 vjeçari Ylli Mera është raportuar i zhdukur dje në Selanik nga mediat vendase, ndërsa sot u gjend i vrarë dhe i mbuluar me gjethe në një vend të braktisur.

Ky ishte fati i 51-vjeçarit Ylli Mera që u vra gjatë punës nga pronari grek në bashkëpunim me djalin e tij.

Tragjedia përsëritet me te njetën mënyrë si vrasja e biznesmenit 46-vjeçar Xhani Topalli në shtator 2022 në Rodos.

Një tragjedi që ka lënduar 245 familjeve të cilët kanë humbur njerëzit e tyre me të tilla vrasje.

Një heshtje për vdekjen e 66 të burgosurve shqiptarë në burgjet e Greqisë.

Një heshtje për zhdukjen e 146 shqiptarve në Greqi.

Një dhimbje që mesa duket nuk paska fund për emigracionin shqiptar që e ka paguar këtë më shumë se çdo komb tjetër në Greqi.

Le të jetë viktima e fundit.

Policia shqiptare duhet të jetë transparente me mediat tona, pasi e ka për detyrë të njoftojë lidhur me idenditetin e tij në të tilla raste…

Mjaft më!

Zoti të verë dorë, sa për SHTET vari lesht.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: