Rodo : Gjendet i djegur brenda ne makine nje 56-vjeçar shqiptar

Greqi

Greqi / Një tragjedi ka ndodhur sot ne mengjes ne zonën midis Manolas dhe Haraki të Rodhos me një të vdekur shqiptar. Ngjarrja eshtë zbuluar nga kalimtarë vendas rreth orës 6.30 ku dhe kanë njoftuar policinë. Behet fjalë për një tragjedi ku ka gjetur vdekjen një shtetas shqiptar. Dyshimet rreth kesaj ngjarrje jane te mëdha dhe te ndryshme, por mund te jetë edhe nje veprim kriminal ndaj shqiptarit.

Për shkak të djegies së madhe 56-vjeçari nuk mund të identifikohej, por pas verifikimit të targës së makinës rezultoi se i përkiste një shqiptar.

Ata shprehen për mediat vendase se ekziston një video ku shihet se flakët e makinës kanë nisur nga jashtë saj duke përfshirë më pas të gjithë automjetin.

Por nga ana tjeter mediat e vendit fqinjë shkruajnë se shqiptari kishte probleme financiare dhe mund të ketë kryer akt vetëvrasje. Viktima ishte i martuar dhe babai i një vajze, por emri i tij nuk bëhet publik. Ai u gjend i djegur në sendiljen e shoferit në mjetin tip Hyundai, raporton gazeta vendase “H RODIAKH”

Ngjarrje e sotme e ndodhur ne vendin fqinje e në 200 numrin e viktimave që kanë humbur jeten në vrasje te ndryshme, ku kjo e sotmja sipas policies vendase ben fjalë se mund te jete edhe një akt kriminal.