GREQI / Pothuajse 15% e furrave gati për mbyllje, mbi 200 furra të mbyllura deri më sot

Greqi

Janë mbi 200 furra buke që janë mbyllur për arsye financiare, për pension ose për shkak të statusit jopasardhës.
Për më tepër, rreth 15%  prej tyre që janë aktive, akumulojnë humbje dhe borxhe dhe shumë po mendojnë, si rrugëdalje të pezullojnë funksionimin e tyre ose të vendosin një bllokim të përhershëm.

Këto rezultojnë nga të dhënat e Federatës së Bukëpjekësve të Greqisë e cila kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit.

Kushtet që krijohen në treg kanë si rezultat vështirësitë e energjisë, ku në verën e kaluar një furrë buke paguante mesatarisht 2.000 euro në muaj për rrymë, këtë vit në tetor paguan 6.000 euro. Nga tetori e në vazhdim llogaritet që fatura e energjisë elektrike për çdo furrë buke të jetë rreth 6000 euro në muaj.

Një furrë konsumon nga 8,000 deri në 20,000 kilovat orë në muaj, sigurisht, ne po flasim vetëm për energjinë elektrike. Po të përfshijmë edhe rritjet e gazit, situata del jashtë kontrollit”, tha presidenti i federatës së bukëpjekësve z. Mousios ndërsa shtoi se rritjet e furnizimit me lëndë të parë janë gjithashtu spektakolare, ndërsa transporti dhe primet e sigurimit janë rritur.

Në total, sipas shifrave, janë mbyllur 204 furra buke, shumica prej tyre (63) në Athinë, 22 në Selanik dhe 10 në Heraklion.

Burimi : Zougla,gr