GREQI/ RRËMBYEN 17-VJEÇARIN SHQIPTAR – E RRAHËN DHE E FUTËN NË BAGAZH

Greqi

Ata e sulmuan dhe e futën me forcë në një makinë, duke e pyetur nëse kishte lidhje me motrën e njërit prej tyre.

Ngjarrja e rëndë ka ndodhur ditën e Mërkurë dhe eshte trajtuar sot ne televizion STAR, ku nje 22-vjeçar dhe një tjetër 23-vjeçar kanë rrëmbyer 17- vjeçarin shqiptar dhe sëbshku edhe me dy te tjerë e kanë rrahur atë.

Më pas djali ka shkuar me prindërit në Qendrën Shëndetësore të Areopolis dhe Spitalin e Spartës, ku i është ofruar ndihma e parë dhe më pas ka denoncuar ngjarjen në Rajonin e Policisë në Areopolistë Lakonias

Autorët janë arrestuar dhe po mbahen në burg për një ngjarje të ndodhur të mërkurën, në zonën e Areopolis në Lakoni.

Sipas informacioneve, 17-vjeçari është takuar me autorët e dyshuar jashtë një shkolle të zonës. Më pas ata e pyetën nëse kishte një lidhje me motrën e njërit prej të dyve dhe më pas vazhduan ta rrahën duke e futur në makinë.

Të njëjtat informacione thonë se dy autorët e dyshuar e kanë çuar të miturin në shtëpinë e 23-vjeçarit, ku e ka sulmuar edhe nëna e tij 44-vjeçare. Ajo është në kërkim nga autoritetet pasi deri më tani nuk është gjetur.

Lidhur me ngjarjen ka folur dhe babai i 17-vjeçarit shqiptar : “Vëllai i vajzës bënte gjëra të ndryshme. Ai e thirri djalin tim që të shkonte që dhe të diskutonim disa gjëra dhe djali im shkoi. Sapo shkoi ta takonte, thirri nënën e tij, e cila nga ana e saj më thirri mua me anën e celularit”.

Duke vazhduar, ai ka treguar se e kanë rrahur fëmijën e tij me grushta dhe shkelma dhe sapo i është afruar gruaja ime, e kanë kapur, e kanë futur në bagazh dhe janë larguar me nxitim.

“Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë gjithsej katër persona, mes tyre vëllai i partnerit të të miturit në Spartë dhe disa shokë të tij, të cilët kanë nisur ta rrahin”.

Sot djali shqiptar ka qenë në Gjykatën e qytetit të Spartës për rrëfimin e ngjarjes dhe më pas dy të ndaluarit.

Para gjykatës ishin mbledhur një turmë e madhe shqiptarësh në mbështetje të tij. Dy të arrestuarve u është lënë afat dhe pritet të kërkojnë falje për ngjarjen