Greqi-Sekretet e jetëgjatësisë së banorëve në ishullin Ikaria

Greqi

Një ishull i vogël grek, në qendër të detit Egje po bëhet gjithmonë e më i famshëm për jetëgjatësinë e banorëve të tij, përveç historisë së tij dhe detit të mrekullueshëm. Ishulli i Ikarias ka rreth 8.300 banorë ndodhet midis ishujve më të mirënjohur Mikonos dhe Samos. Dekada më parë ishulli është përdorur si një vend intermi për komunistët, ku ende sot ruhen shenjat e asaj kohe në disa banesa të vjetra. Sot ky ishull pësuar një transformim dhe nga dita në ditë po zbukurohet gjithnjë e më shumë. Ketu ndodhet edhe aroporti, ndërsa në lartësitë e ishullit ndodhen gurë vullkanike gjigande të rrumbullakët me madhesinë e një shtepie.

Është i famshëm për plazhet përrallore e sidomos për moshën e mesme të popullates së tij mbi 90 vjeç. Edhe rastet e tumoreve apo të sëmundjeve kardiovaskulare janë shumë të rralla në Ikaria. Prandaj mjekët dhe studiuesit nga e gjithë bota kanë nisur kërkime për të zbuluar sekretin e këtij vendi. Përse nuk sëmuren banorët e këtij ishulli??

Shkrimtarja Dajan Koçillas në librin e saj “Kuzhina greke mesdhetare” përmbledh shumë nga kërkimet e ndërmarra nga studiues të huaj dhe radhit 6 aleatët kryesore të jetëgjatësisë së banorëve të Ikaries.

1. Ushqimet me Km 0. – Ingredienti parësor për një jetë të gjatë të banorëve është ushqimi. Ata ushqehen me fruta dhe perime nga kopshtet e tyre, peshk deti dhe mishin e përdorin jo më shumë se dy herë në muaj.

2. Aktiviteti fizik. – Diçka tjetër thelbësore që u bën të mundur banorëve që të jetojnë shendetshëm e sa më gjatë është dhe lëvizja. Këtu njerëzit spostohen veçanërisht në këmbë në çfarëdo situate meteorologjike!

3. Të flesh sa më shumë. – Në Ikaria njerëzit flenë të paktën 10 orë për çdo natë dhe përgjithësisht nuk lënë pas dore as pushimin e drekës.

4. Asnjë gjurmë ankthi apo stresi. – Banorët e këtij ishulli ndjekin ritmet e tyre, nuk nxitohen e nuk hyjnë në panik; ankthi nuk i përket aspak stilit të tyre të jetës!

5. Sa me pak ilaç

e. – Një tjetër sekret për të jetuar gjatë e larg sëmundjeve është përdorimi i pak ilaçeve. Kur banorët e ishullit nuk janë mirë me shëndet, preferojnë alternativat natyrore sikurse bënin dhe paraardhësit e tyre qindravjeçare!

6. Të shohësh punën tënde. – Ekziston dhe një thënie e lashtë: “Kush sheh punën e tij, jeton 100 vjet” e kjo duket se në Ikaria ndjekin këtë këshillë. Atje, njerëzit respektojnë njëri-tjetrin, nuk paragjykojnë dhe janë mikpritës e të duruar ndryshe nga ne shqiptarët.