Greqi / Shpallet qeveria e re me 51 ministra e zëvendësministra dhe sekretarë shteti,

Greqi

Sot në Athinë është është shpallur përbërja e qeverisë së Mitsotakisit.

Kabinetin përbëhet nga 17 ministri dhe ka 51 anëtarë, ministra e zëvendësministra dhe sekretarë shteti, duke bërë për të parën herë qeverinë më të madhe. Bie ne sy emerimi i sh ministrit te rendit te partisë Pasok MICHALIS CHRISOHOIDIS Michailis Chrisohoidis, i cili edhe është larguar nga kjo parti menjëhere pas emërimit .

21 pjesëtarë të qeverisë nuk janë marrë më parë me politikë dhe mjaft prej tyre lanë postet akademike apo sektorin privat që t’i bashkohen përpjekjes së Kyriakos Mitsotakis.

Në postin e ministrit të financave është emëruar Christos Staikouras, ndërsa ministër i jashtëm Nikos Dendias.

Në krye të ministrisë së mbrojtjes së qytetarit, që i është bashkuar edhe ministria e emigracionit, do të jetë Mihalis Chrysohoidis, që ka shërbyer në gjithë qeveritë e PASOK-ut pas vitit 2000.

Ministër i mbrojtjes do të jetë Nikos Panagiotopoulos.

Qeveria e re do të betohet të martën në mesditë, dhe mbledhja e parë e kabinetit të ri do të zhvillohet të mërkurën.

Lista e qeverisë

KRYEMINISTËR: KYRIAKOS MITSOTAKIS

ZËVENDËSKRYEMINISTËR: PANAJOTIS PIKRAMENOS

1. MINISTRIA E FINANCAVE:

MINISTËR: CHRISTOS STAIKOURAS

ZV/MINISTËR PËRGJEGJËS PËR POLITIKËN TATIMORE DHE PRONËN PUBLIKE: APOSTOLOS VESYROPULOS

ZV/MINISTËR PËR POLITIKËN BUXHETORE: THEODOROS SKYLAKAKIS

ZV/MINISTËR PËR SISTEMIN FINANCIAR: GEORGIOS ZAVVOS

2. MINISTRIA E ZHVILLIMIT DHE INVESTIMEVE

MINISTËR: SPYRIDON – ADONIS GEORGIADIS

ZV/MINISTËR PËR INVESTIMET PRIVATE DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT: GIANNIS TSAKIRIS

ZV/MINISTËR PËR KËRKIMET DHE TEKNOLOGJINË: CHRISTOS DIMAS

ZV/MINISTËR I INDUSTRISË DHE TREGTISË: NIKOS PAPATHANASIS

3. MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

MINISTËR: NIKOS DENDIAS

MINISTËR ALTERNAT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE: MILTIADIS VARVITSIOTIS

ZV/MINISTËR PËR DIPLOMACINË EKONOMIKE: KOSTAS FRAGOGIANNIS

 ZV/MINISTËR PËR DIASPORËN: ANTONIS DIAMATARIS

 4. MINISTRIA E MBROJTJES SË QYTETARIT

MINISTËR: MICHALIS CHRISOHOIDIS

MINISTËR ALTERNAT PËR POLITIKËN E EMIGRACIONIT: GIORGOS KOUMOUTSAKOS

ZV/MINISTËR PËR POLITIKËN KUNDËR KRIMINALITETIT: ELEFTHERIOS OIKONOMOU

5. MINISTRIA E MBROJTJES KOMBËTARE

MINISTËR: NIKOS PANAGIOTOPOULOS

ZV/MINISTËR: ALKIVIADIS STEFANIS

6. MINISTRIA E ARSIMIT DHE FESË

MINISTËR: NIKI KERAMEOS

ZV/MINISTRE PËR ÇËSHTJET E ARSIMIT TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË: SOFIA ZAHARAKI

ZV/MINISTËR PËR ÇËSHTJET E ARSMIMIT TË LARTË: VASILIS DIGALAKIS

7. MINISTRIA E PUNËS DHE ÇËSHTJEVE SOCIALE

MINISTËR: JANNIS VROUTSIS

ZV/MINISTËR PËR SIGURIMET SHOQËRORE: PANAGIOTIS MITARAKIS

ZËVENDËSMINISTËR PËR ASISTENCËN DHE SOLIDARITETIN SOCIAL: DOMNA MIHAILIDOU

8. MINISTRIA E SHËNDETËSISË

MINISTËR: VASILIS KIKILIAS

ZV/MINISTËR: VASILIS KONTZAMANIS

9. MINISTRIA E MJEDISIT DHE ENERGJISË

MINISTËR: KOSTIS HATZIDAKIS

ZV/MINISTËR PËR ENERGJINË DHE BURIMET NATYRORE: GERASIMOS THOMAS

ZV/MINISTËR PËR ÇËSHTJET E MJEDISIT HAPËSINOR DHE URBAN: EKONOMIA E DITITRISË

10.MINISTRIA E KULTURËS DHE SPORTIT

MINISTËR: LINA MENDONI

ZV/MINISTËR PËR ÇËSHTJE TË SPORTIT: LEFTERIS AVGENAKIS

11. MINISTRIA E DREJTËSISË

MINISTËR: KOSTAS TSIARAS

ZV/MINISTËR: DIMITRIS KRANIS

12. MINISTRIA E BRENDSHME

MINISTËR: PANAGIOTIS THEODORIKAKOS

ZV/MINISTËR PËR ÇËSHTJE TË PUSHTETIT LOKAL DHE ZGJEDHJET: THEODOROS LEBANIOS

ZV/MINISTËR PËR MAQEDONINË DHE TRAKËN: THEODOROS KARAOGLOU

13. MINISTRIA E QEVERISJES DIXHITALE

MINISTËR: KIRIAKOS PIERRAKAKIS

ZV/MINISTËR PËR THJESHTËZIMIN PROCEDURAVE: GEORGIOS GEORGANTAS

ZV/MINISTËR PËR STRATEGJINË DIXHITALE: GRIGORIS ZAFERIFOPOULOS

14.MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE TRANSPORTIT

MINISTËR: KOSTAS AHILEA KARAMANLIS

ZV/MINISTËR PËR TRANSPORTIN: GIANNIS KEFALOGIANNIS

15.MINISTRIA E MARINËS DHE POLITKIKËS PËR ISHUJT

MINISTËR: YANNIS PLAKIOTAKIS

16.MINISTRIA E ZHVILLIMIT BUJQËSOR DHE USHQIMIT

MINISTËR: MAKIS VORIDIS

ZV/MINISTËR PËR POLITIKKËN E PËRBASHKËT AGRARE: KOSTAS SKREKAS

ZV/MINISTËR PËR POLITIKËN E PESHKIMIT: FOTEINI ARABATZI

17. MINISTRIA E TURIZMIT

MINISTËR: HARIS THEOHARIS

ZV/MINISTËR: MANOS KONSOLAS

MINISTËR SHTETI PRANË KRYEMINISTRIT I NGARKUAR PËR KOORDINIMIN E PUNËS SË QEVERISË: GIORGOS IERAPETRITIS

NËNSEKRETAR SHTETI PRANË KRYEMINISTRIT I NGARKUAR PËR KOORDINIMIN E PUNËS SË QEVERISË: AKIS SKERTSOS

NËNSEKRETAR SHTETI PRANË KRYEMINISTRIT I NGARKUAR ME ÇËSHTJET E KOMUNIKIMIT INFORMIMIT DHE ZËDHËNËS I QEVERISË: STELIOS PETSAS.

Ditën e mërkurë ora 12.00 behet betimi i qeverisë.