Pas një ndjekje që zgjati gjithë natën e së shtunës, ra ne duart e policisë një shqiptar 40 vjeçar që goditi me thikë një bashkatdhetar 22-vjeçar gjatë një grindje në panairin e Argos Orestiko në Kastoria.
Megjithatë, rreth orës 4 të mëngjesit, 40-vjeçari që jetonte në Argos Orestiko, bashkë me një bashkatdhetar tjetër të tij që ende po kërkohet nga policia, u grindën me 22-vjeçarin që kishte ardhur nga Selaniku për tregëtim në panair.
Sipas mediave vendase, grindja mes tyre ka vazhduar ne tezgat të improvizuara të panairit, ku njëri papritmas mori një thikë dhe plagosi të riun të pafat nën zemër. Pastaj, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, ikën, por 40-vjeçari ishte i njohur edhe më parë për autoritetet, ku u prangos te dielen në të gdhirë.
Viktima 22-vjeçar i plagosur rëndë eshtë dërguar me ambulancë, në një spital në Selanik ku po lufton për të për jeten .
Në një kërkim në shtëpinë e tij u gjetën dy thika u dhe u konfiskuan. Ai akuzohet për vrasje në tentativë, për mbajtje armë e paligjshme, personi i arrestuar do të sillet në prokurorinë e Kastoria Plamenomilikon.