Ky do jetë dënimi me të cilën përballet gruaja që helmoi fëmijën e saj.

Greqi

Çfarë parashikon Kodi Penal për rastin e Roula Pispirigou.

Greqia nuk ka burgim te përjetshem si ne vendet e tjera. Për këtë rast nese ajo denohet vetëm për një vrasje, dënimi do të jetë 20 vjet burg, pra nese sot ajo eshte 33 vjeç do te dalë nga burgu ne moshen 53-vjeçare. Pra denimi më i madh është 20 vjet, një denim që ne kete vend emërtohet ISOVIA.

Roula Pispirigou, e cila akuzohet se i ka marrë jetën me dashje vajzës Georgina, rrezikohet me burgim vetëm 20 vjet, pra që nuk përfiton lehtësime si ne rastet e tjera. Pas ndryshimit të fundit të nenit 299 të Kodit Penal, thuhet se “kushdo që ka vrarë me dashje një tjetër dënohet me burgim të përjetshëm”. Në rast se çështjet e tjera që kanë të bëjnë me dy fëmijët e tjerë të familjes lidhen përfundimisht për vrasje me paramendim dhe vdekje të tjera ajo ndiqet penalisht dhe mund të dënohet edhe me dy ose tre herë burgime 20 vjet. Megjithatë, në çdo rast ajo nuk do të vuajë – sipas nenit 105B,  ​​më shumë se 20 vjet burgim. Roula Pispirigou, e cila në orët e mëparshme u mor në pyetje nga efektivët e Departamentit të Vrasjeve që hetuan rastin, pritet të dërgohet në prokurori për t’u akuzuar zyrtarisht për vrasje me paramendim.