Greqi / Sot u hap platforma e aplikimit elektronik në gjuhën shqipe për azilkërkuesit

Greqi

Platforma elektronike e aplikimit për planifikimin e regjistrimit të azilkërkuesve, të cilët nuk ishin regjistruar në strukturat e pritjes së parë, po vihet në zbatim nga sot.

Sipas një njoftimi përkatës nga Ministria e Emigracionit dhe Azilit, platforma është e disponueshme në 9-të gjuhë të ndryshme si : anglisht, arabisht, shqip, turqisht, etj.

Platforma u drejtohet atyre shtetasve të vendeve të treta që dëshirojnë të paraqesin kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në vend. Përjashtim bëjnë ata që kanë paraqitur kërkesë për azil në të kaluarën, të miturit e pashoqëruar dhe të burgosurit penalë, të cilët mund të vazhdojnë të kontaktojnë Shërbimin e Azilit për shërbimet e tyre.

Lidhja e platformës do të jetë apps.migration.gov.gr/international-protection-registration në vijim.

Duhet theksuar se objektet akomoduese të Malakasës dhe Diavatës janë përcaktuar si qendra për regjistrimin e azilkërkuesve në Greqinë kontinentale.

Regjistrimet e azilkërkuesve do të fillojnë më 1 shtator 2022.