Dje në Universitetin e Pireut është organizuar një konferencë akademike ndërkombëtare dhe nga Departamenti i Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane në nder të ish-ministrit grek Niko Kotzias.
Qellimi i kësaj konferncës ishte rendësia e Marrëveshjes së Prespës, ku merrnin pjesë ish-ministri Bushati dhe homologu grek Kotzias si dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore, Nikola Dimitrov, shkruan portali Tribune.gr.
Ndër të tjera, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore, Nikola Dimitrov e përshkroi Marrëveshjen e Prespës si “një fitore të vetëbesimit dhe shpresës”, si dhe një “triumf të së ardhmes”, duke mos harruar ta falënderojë ish-Ministrin e Jashtëm grek, duke shtuar se: “Ju jeni një politikan analist, intelektual dhe bashkëkohor dhe bëni dallimin, tani po kthejmë një faqe të re që na kërkon të fillojmë nga zeroja për të shkruar kapitullin e ri. Aksionet janë të përbashkëta dhe kanë të bëjnë me të ardhmen e qytetarëve dhe të rinjve. Ajo që kemi bërë është dëshmi se po bëjmë histori është koha ta marrim fatin tonë në duart tonë. Ne kemi nevojë për të ndryshuar gjërat duke ndërtuar ura të mirëkuptimit dhe miqësisë, se mosmarrëveshjet nuk duhet të përjetësohen, por që promovimi i stabilitetit rajonal, me qëllim të një rrugë të vetme, atë të BE-së. Ne jemi të gjithë udhëtarët në të njëjtën anije, se qëllimi i vendit nuk është vetëm të bashkohet me BE por të bëhet një evropian”, ka theksuar ai.