Informacionet nga burgjet greke njoftojnë se ka katër ditë që të burgosurit janë hedhur në grevë urie duke mos pranuar ushqimin nga burgu. Sot ne mbrëmje në burgun më të madh të vendit në Koridallos erdji informacioni sa kanë katër ditë që bëjnë greve dhe ka filluar mbledhja e firmave nga te burgosurit për një grevë të përgjithshme në kërkim të ndryshim të Kodit Penal dhe që të përshtatet me atë të vendeve të tjera. Vetëm sot disa portale kanë trajtuar grevën e tyre lidhur me kërkesat për ndryshimin e Kodit Penal të Greqisë, një ndryshim që ka muaj që ri në sirtaret e parlamentit.
Sipas të burgosurve shqiptar ky kod është i veçantë dhe po i kalb këeta në burgje me justifikimin se në dënimet e tyre mbeshtetur në Kodin Penal grek janë të dënuar pa fakte , por mbeshtetur vetëm te thenia e njrit apo tjetrit. Të burgosurit shqiptar nga Nafplio dhe Kreta theksojne se po zbatohet Kodi Penal Evropian mbi 70 për qind e shqiptarve do ishin jashtë hekurave të burgut.
Por…
fillimi i grevës ka detyruar qeverinë greke që në korrik të miratojë ndryshimin e Kodit Penal i cili qendron në fuqi që prej 70 vitesh te tëra. Në fakt prioritetet e dy Kodeve janë përmirësimi dhe humanizimi i sistemit penal dhe ndëshkues dhe përshpejtimi i Drejtësisë përmes një “grid” të metodave kriminale moderne që mbrojnë të drejtat e qytetarëve në harmoni me rrethanat e reja.
Te burgosurit shqiptarë theksojnë se ndryshimi i kodit penal ne Greqi do të bëj që shumë të burgosur t’i vuajnë dënimin në shtëpi, ose me punë të detyruar, apo lirim me kusht dhe trajtim akoma me te mire për te miturit.
Por ata theksojnë në se qeveria greke nuk mban premtimin do te kalojmë ne masa ekstreme pasi ka te bejë me jeten e tonë, po kalbin në burgje…do ti vemë zjarrin dyshekëve.