Greqi, vazhdon operacioni “Fshesa” edhe 872 shqiptarë për muajin korrik

Greqi

Vazhdon operacioni policor “fshesa”.

Shpëtim Zinxhiria/Athinë

Në një komunikatë për mediat vendase më 7/08/2017 të policisë greke për muajin korrik janë dëbuar 1.645 të huaj mes tyre shumica shqiptarë. Ky dëbim bëhet çdo ditë edhe nëpërmjet programeve vullnetare të riatdhesimit menaxhuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, por edhe dëbim të detyruar nga Policia Greke. Lidhur me këto dëbime policia jep çdo muaj nëpërmjet faqes së saj elektronike edhe komunikatë për mediat.

Sipas planit për të luftuar emigracionin e parregullt, nëpërmjet operacionit policor “fshesa” edhe 1.645 huaj me kombësi të ndryshme u kthyhen për në vendet e tyre, për muajin e nxehtë të korrikut. Theksohet se këto dëbime të ashtuquajtur në gjuhën moderne kthime bëhen gjithnjë në kurriz të emigrantëve të vendeve të treta, të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale por edhe për ata që nuk kanë pasur mundësi në rinovimin e lejes së qendrimit.

Si gjithmonë kur bëhet fjalë dëbime të tilla natyrisht numri më i madh është për shqiptarët, oë për muajin korrik Policia Greke dëboi për në vendin fqinjë 872 shqiptar, ndërsa nga vendet e tjera:

  • Pakistani 297
  • Algjeria 98
  • Bangladeshi 51
  • Avganistani 46
  • Gjeorgjia 40
  • Iraku 37
  • Maroku 36

Që nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit korrik forcat e policisë kanë dëbuar 11.083 të huaj, ku ndërmjet tyre 5.774 me kombësi shqiptare. Theksohet se mesatarja mujore e dëbimeve të emigrantëve shqiptarë të paligjshëm është rreth 800 në muaj, baras me 17 autobuza të policisë…

Dëbimet e shqiptarëve sipas muajve: Janar 717; Shkurt 503; Mars 867; Prill 1005; Maj 791; Qershor 1019; Korrik 872