Regjistrohet viktima e 22-të, mbytet edhe një 14-vjeçar në ujërat e lumit Shkumbin

924

Një tjetër viktimë në ujërat shqiptare, një 14-vjeçar është mbytur këtë radhë jo në det por në  lumin Shkumbin pasditen e sotme në zonën e Elbasanit. Fatkeqësisht është viktima e 22-të që regjistrohet deri tani në vendin tonë, ku ende nuk ka përfunduar pushimet verore.

Në këtë drejtim vendi ynë po renditet ne vendet e para, në një kohë që qeveria me sa duket ende nuk ka marrë mesazhin e duhur për të marrë masat e duhura.

14-vjeçari ishte duke u larë në lumë së bashku me vëllain dhe kushëririn e vet. I vëllai dhe kushëriri kishin tentuar ta shpëtonin të miturin por nuk kishin mundur dhe për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë 14-vjeçari ndërroi jetë.

Njoftimi  i policisë:

Më datë 15.08.2017 duke u larë në lumin Shkumbin është mbytur, shtetasi i mitur K.A., 14 vjeç banues në fshatin Hotolisht.Shtetasi K.A kishte qenë duke u larë në Lumin Shkumbin, së bashku me vëllain dhe kushuririn e tij. Të dy kishin tentuar për të shpëtuar 14 vjeçarin por nuk kishin mundur dhe për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë 14 vjeçari ndërroi jetë.Grupi hetimor u dërgua menjëherë në vëndngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: