Greqi/ Vrasësi i M. Zafiropulos në qeli me një cigare dhe një celular: “Kam lindur një vrasës, vrasës do të vdes “

306

I ashpër, i ftohtë si plumbi që preu fillin e jetës së Michalis Zafiropoulos, e përshkruan vrasësin shqiptar gazeta greke Real News”

Vrasësi shqiptar Ibrahim Brahimaj pozon i shtrirë në shtratin e burgut duke pirë cigare ndërsa ishte duke parë në celularin e tij, që, natyrisht, të arrestuarit nuk lejohen ta kenë. Vrazhdësia e ekzekutuesit vërshon: “Unë kam lindur një vrasës, do të vdes një vrasës”, ai kishte shkruar kohët e fundit në një llogari të mediave sociale duke përdorur një emër të rremë, duke shtuar disa emocione me bomba.

Sidoqoftë, “bomba” plasi të enjten e kaluar, pasi Gjykata e Apelit Rrethi i Athinës e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasje dhe 11 vjet shtesë për dy grabitje, sulme dhe zjarrvënie. Të dy bashkëpunëtorët e tij, Oldy Dulce dhe Clodian Lekotsai, u dënuan me burg të përjetshëm për vrasjen e shkencëtarit mjeko-ligjor, raporton Real News. Janë kontrollet e befasishme të njëpasnjshme te autoriteteve nga një burg në tjetrin që kanë bërë të mundur që të sekuestrojnë dhjetra telefona celularë si dhe armë te improvizuara