Greqia përsëri shkon në votime të parakohshme, kështu ka deklaruar kryeministri i Greqisë Alekxis Tsipras mbrëmë se, do japë dorëheqjen bashkë me qeverinë që kryeson, me qëllim që të kërkojë një mandat të ri.
Kërkimi i mandatit të ri vjen pas 7 muajsh që qeveria e tij drejton vendin në krizë të thellë ekonomike dhe pas një përplasje Brenda parties së tij. Lajmërimi i dorëheqjes u bë njëkohësisht kur Greqia pagoi këstin e radhes prej 3.2 miliardësh kreditorëve të saj. Kryeministri grek u drejtua popullit të tij me mesazhin:
“Do të kërkoj votën e popullit grek që të shpalos gjithë aspektet e programit. Kemi më shumë përvojë, jemi më të gatshëm. Ju garantoj se nuk kam për t’ia dorëzuar askujt mburojën e ideve dhe ju ftoj të japim betejën e vështirë për ta ngritur sërish atdheun në këmbë .Mandati popullor që mora më 25 janar i ezauroi limitet e tij. Ju me votën tuaj do të vendosni nëse marrëveshja që arritëm ofron garancitë që të dalim nga kriza”.ka theksuar kryeministri grek, duke shpjeguar arsyet e vendimit për dorëheqje.
“Si udhëheqës i ardhshëm i partisë me shumicën më të madhe e konsideroj si detyrim dhe përgjegjësi politike të shfrytëzoj të gjitha opsionet në rast se parlamenti i tanishëm mund të japë një zgjidhje”, deklaroi Evangelos Meimarakis, kryetar i Demokracisë së Re.
Sipas kancelares Merkel, dorëheqja e Tsipras është pjesë e zgjidhjes politike dhe jo e krizës ekonomike.Kryeministri grek ka dhënë dorëheqjen pasi siguroi që Greqia të marrë nga kreditorët e saj këstin e parë nga paketa e ndihmës prej 86 mld euro. Nga 26 mld euro të këtij kësti, 10 mld kanë shkuar për rikapitalizimin e bankave, 12 të tjera për detyrimet ndaj kreditorëve dhe vetëm 1 mld ka mbetur për nevojat e shtetit grek.
Data e zgjedhjeve është vendosur 20 shtatori