Historia e Metës “spiun”/ Balla: Të nisim sa më shpejt debatin, parlamenti të reflektojë menjëherë

Politika

Kreu i grupit parlamenta të PS-së Taulant Balla ka kundërshtuar kërkesën e opozitës, që seanca ku do të votohen ndryshimet në qeveri të ishte me debat. Balla tha se nuk ka pasur asnjë precedent të mëparshëm në Kuvend, që ndryshimet e pjesshme të shoqërohen me debat nga deputetët.

Më pas Balla u ndal dhe te kërkesa e autoritetit të dosjeve, për ndryshime në ligj sa i takon pastërtisë së figurave, ku tha se PS e mbështet maksimalisht këtë nismë.

“Ju ftoj që të gjeni qoftë dhe një rast të vetëm që kur ka pasur ndryshime të pjesshme në qeveri, që të ketë pasur debat. Nuk ka si të ketë debat për këtë pikë, sa i takon çështjes së dytë që përmendi zoti Alibeaj, unë do të them dy fjalë për këtë.

Çështja që ka ardhur nga Autoriteti i Dosjeve, meriton që të kemi sa më shpejt një debat, ngritja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit në të gjitha majat e piramidave shtetërore, kërkon një reflektim urgjent nga ky parlament. Sot jemi mbledhur për të miratuar ndryshimet në qeveri, por duhet ti japim mbështetje Autoritetit të Dosjeve për kërkesën e tyre. 

Unë dhe zoti Meta e kemi propozuar dhe votuar sëbashku Genta Sulën si kryetare autoriteti. Pak javë më parë e kemi zgjedhur me konsensus në krye të AIDSKSH.

Tani na doli që zonja Sula patronazhiste, sepse bën detyrën e saj shtetërore me integritet dhe kurajo.Na dolën patronazhist dhe dy zotërinj të nderuar. Zoti Marku dhe zoti Vrijoni. Bashkëpunëtorët sulmojnë dy të përndjekur politik si patronazhist.

PD, ajo që ka ngelur duhet të çohet dhe të flasë. E njëjta linjë sikurse u sulmua DASH, që doli vegël e Edi Ramës. Duhet t’i japim drejtim atyre që zoti Alibeaj tha. Kërkon që autoriteti i Dosjeve të rishikojë certifikatën e pastërtisë që ka hyrë në parti me përgjues në trup”, u shpreh Balla.

Kryeparlamentarja Nikolla tha se seanca do të mbahet pa debat, dhe kërkoi 30 minuta pushim për nisjen e votimit për emërimin e Belinda Ballukut si zëvendëskryeministri, dhe ministree shtetit për negociatat me BE Majlinda Dhukën.