GREQI / Humb jetën në një aksident trafiku shqiptari 24-vjeçar

Greqi

Humb kontrollin e motorit dhe përplaset me një shtyllë të ndricimit …

Filli i jetës iu pre një të riu, i cili pak pas mesnatës së së premtes humbi kontrollin e motorit të vogël që drejtonte dhe u përplas me një shtyllë dritash në rrugën Lakonikis, në Kalamata.

Sipas informacioneve nga Policia, 24-vjeçari me origjinë shqiptare, për një arsye të panjohur ka humbur kontrollin e motorrit në të djathtë të rrugës dhe ka përfunduar në një shtyllë, për pasojë i riu ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me autoambulancë në spitalin e Kalamatës. Por plagët e tij ishin shumë të rënda dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve ai nuk arriti të mbante veten në jetë.