Përmbyset varka: Një i vdekur dhe dhjetë të zhdukur

Bota

Të paktën 10 emigrantë tunizianë janë të zhdukur dhe një është gjetur i vdekur pasi varka e tyre u përmbys pranë Tunizisë teksa po përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Itali, tha sot një zyrtar gjyqësor.

Roja bregdetare shpëtoi 11 persona në bordin e varkës, e cila u nis nga bregu i Zarzis, tha për Reuters Fauzi Mashmoudi, një gjykatës në qytetin Sfax.