Humbi jetën pasi u godit me thikë, ja kush është 41-vjeçari që u vra sot në Sarandë (EMRI)

111

Klodian Bakiaj, 41 vjeç është personi që ka mbetur i vrarë sot me thikë në Sarandë.

Mësohet se viktima banonte në Tepelenë. Kujtojmë se Bakiaj mbeti i vrarë rreth orës 18:30 ditën e sotme pas një sherri me thika në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës.

Dyshohet se shkak ishte një sherr i çastit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: