I riu shqiptar në Gjermani dhunohet dhe hidhet në liqen, kufoma zbulohet nga kalimtarët

Aktualitet

Policia gjermane ka bërë të mundur identifikimin e kufomës së gjetur ditën e hënë në liqenin Anglersee të qytetit Erbach. Sipas mediave vendase kufoma i përket shqiptarit Xhoi Musaj, 19 vjeç dhe u gjet nga kalimtarët të cilët njoftuan policinë.

19-vjeçari u gjet nga dëshmitarët i mbytur në liqen, ndërsa pas autopsisë rezultoi se shtetasi shqiptar është dhunuar dhe keqtrajtuar dhe më pas është hedhur në liqen.

Xhoi Musaj ka jetuar në Steinfurt të Nordrhein-Ëestfalen dhe nga mesi i prillit kishte ardhur me tren në drejtim të Gjermanisë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes së rëndë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia gjermane ka vendosur një shpërblim 3 mijë euro për këdo që ka informacion të vlefshëm që çon në identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Personat që kanë informacion mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 0731/1880, ndërsa ruhet anonimati.