Focus News/ Edhe këtë radhë takimi i Zv/ministrit z. Tare si dy muaj më parë ka indinjuar shoqatat shqiptare në Greqi, si rezultat i zgjedhjes së tij në këtë takim. Zoti Tare ka urdhëruar që për një orë të mblidhen individë sipas dëshirës së tij, duke lënë jashtë takimit shoqata më aktive në emigracion shkruan.
Gjithashtu në këtë takim të organizuar edhe nga zv/ambasadori Aleks Jance mungonte prania e mediave shqiptare, kur dihet qe ka korrespodente por edhe një televizion shqiptar në Athinë. Takimi u bë me 9-10 persona ku njoftuan me fshetësinë më të madhe…
Agron Tare vulosi përfundimisht se kete institucion e trash;gon nga familja e tij.
Njoftimi i Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë në Greqi:
Shoqata emigrantëve Shqiptare në Greqi me qëndrën në Athinë shpreh indinjatën e thellë ndaj qëndrimit të Zëvëndës Ministrit në Ministrinë për Evropen dhe Punet e Jashtme Z, Agron Tare, për takime të fshehta me individë të ndryshëm në ambjentet e Ambasadës Shqiptare në Athinë . Edhe këtë radhë, politikat e vjetra që përdor Shteti Shqiptar duke mos marrë kontakte me njerëz të aktivizimit të Komunitetit në Greqi, nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve të emigracionit në Greqi.
Këto politika kontaktohen me individë që nuk përfaqësojnë dhe që nuk janë persona aktiv në Komunitet, thekson në njoftimin e saj kjo shoqatë.