ITALI : E PABESUESHME ! FOSHNJA TRE MUAJSHE REZULTON POZITIVE PËR KOKAINË

Bota

Një foshnjë tre muajshe ka rezultuar pozitive për kokainë në Salerno të Italisë së Ulët. Mjekët e spitalit pediatrik të qytetit vendosën ta transferojnë menjëherë foshnjën në Napoli, në spitalin Santobonno.

Gjendja e tij konsiderohet e rëndë por e qëndrueshme. Dje edhe foshnja u diagnostikua me një formë të rëndë të meningjitit bakterial. Prania e kokainës në trupin e tij u konstatua pas një analize të urinës.

Sipas shtypit italian, nëna e fëmijës është përdoruese droge dhe ka mundësi që lënda specifike t’i “kalojë” fëmijës gjatë ushqyerjes me gji. Policia italiane dhe prokuroria e Salernos po kryejnë hetimet për zbardhjen e mëtejshme të të gjithë çështjes.